Aktualitet

Strehohen emigrantët e parë në Shëngjin, banorët kundërshtojnë praninë e tyre

30 Prill 2020, 12:40 Nga DOSJA
Strehohen emigrantët e parë në Shëngjin, banorët

SHËNGJIN– Shëngjini ka pritur ditën e sotme emigrantëte parë shqiptarë, që janë riatdhesuar nga jashtë. Mësohet se emigrantët e parë në Shëngjin, kanë mbërritur një natë më parë, por shumë nga banorët kanë dalë kundër këtij vendimi.

Bizneset dhe banorët e zonës nuk i kanë mirëpritur vendimit për strehimin e të karantinuarve, pranë tyre.

Që prej 18 prillit, qeveria shqiptare nisi procesin e riatdhesimit të qytetarëve shqiptarë dhe akomodimit të tyre në njësitë hoteliere në Durrës.

Shqiptarët, të cilët kishin mbetur jashtë kufijëve për shkak të masave të marra ndaj koronavirusit, kanë paguar vetë biletën e kthimit, ndërsa do të duhet të paguajnë edhe 7 euro për ushqimin çdo ditë. Ndërsa ata që vijnë nga Greqia, karantinohen në hotelet e Korçës dhe duhet të paguajnë 35 mijë lekë në ditë për person.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni i riatdhesimit shengjin operacioni i riatdhesimit shengjin

Sondazh

Poll