Aktualitet

Lufta me COVID-19/ Konsulli grek në Gjirokastër dhuron maska dhe doreza për spitalin e Sarandës: Janë për mjekët në kët

30 Prill 2020, 12:17 Nga DOSJA
Lufta me COVID-19/ Konsulli grek në Gjirokastër dhuron maska dhe

Gjirokastër- Ditën e sotme, konsulli grek në Gjirokastër, Llambros Kakissis i ka dhuruar spitalit të Sarandës, në emër të qeverisë greke, 2000 maska, 1000 doreza dhe dezinfektant.

“Ndihma është nga e gjithë prefektura e Athinës dhe nga organizata të tjera, për të gjithë bashkitë minoritare dhe spitalin e qendrat që janë rrotull këtij komuniteti. Më parë ishim në spitalin rajonal të Gjirokastrës, sot jemi këtu, kjo është një dhuratë simbolike për të treguar mbështetjen tonë për popullin shqiptar dhe për të treguar miqësinë mes dy popujve tanë. Përveç kësaj dua të falenderoj edhe personelin mjeksor për këto kohë të vështira,”-u shpreh kosulli gjatë një fjale për mediet.

Ndërkohë në Shqipëri vijon lufta me COVID-19.  Aktulisht në vend janë infektuar 773 persona dhe kanë humburjetën 31 pacientë. Ndërkohë janë shëruar 470 qytetarë.  Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 7 raste të reja. Harta është zgjeruar me 3 raste  në Krujë, 2 raste në Tiranë dhe 2 raste në Shkodër. Në spitalet COVID po marrin mjekim 36 pacientë. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 31 të shtruar dhe 6  prej tyre janë në terapi intensive dhe në spitalin COVID-2 janë 5 të tjerë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet llambros kakissis llambros kakissis

Sondazh

Poll