Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë: Nuk ka të infektuar në Call-Center, vatra ‘të nxehta’ janë fasoneritë në Krujë

30 Prill 2020, 12:02 Nga DOSJA
Ministria e Shëndetësisë: Nuk ka të infektuar në

Tiranë- Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik ka deklaruar ditën e sotme se në bizneset  Call-Center-nuk ka asnjë të prekur me koronavirus.

“Nuk na rezulton të kemi raste pozitive. Nga hetimi epidemologjik, shpërthimi lidhet me fasoneritë e Krujës dhe më pas është bërë gjurmimi i kontakteve”, tha ajo gjatë një deklarate për mediet.

COVID-19 nuk po largohet nga Shqipëria. Aktulisht në vend janë infektuar 773 persona dhe kanë humburjetën 31 pacientë. Ndërkohë janë shëruar 470 qytetarë.  Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 7 raste të reja. Harta është zgjeruar me 3 raste  në Krujë, 2 raste në Tiranë dhe 2 raste në Shkodër. Në spitalet COVID po marrin mjekim 36 pacientë. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 31 të shtruar dhe 6  prej tyre janë në terapi intensive dhe në spitalin COVID-2 janë 5 të tjerë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet marjeta dervishi viktimat e covid ne shqiperi marjeta dervishi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll