Aktualitet

4 urgjenca të reja tek Infektivi, të infektuarit janë nga Kruja dhe Shkodra

30 Prill 2020, 11:49 Nga DOSJA
4 urgjenca të reja tek Infektivi, të infektuarit janë nga Kruja

Tiranë- Gjatë orëve të fundit në spitalin Infektiv në Tiranë janë shtruar edhe 4 pacientë të tjerë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se katër pacientët i përkasin dy vatrave të “nxehta” në Krujë dhe Shkodër. Mësohet se të infektuar janë transportuar me ambulaca, pasi gjendja e tyre shëndetësore është rënduar.

 

COVID-19 nuk po largohet nga Shqipëria. Aktulisht në vend janë infektuar 773 persona dhe kanë humburjetën 31 pacientë. Ndërkohë janë shëruar 470 qytetarë.  Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 7 raste të reja. Harta është zgjeruar me 3 raste  në Krujë, 2 raste në Tiranë dhe 2 raste në Shkodër. Në spitalet COVID po marrin mjekim 36 pacientë. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 31 të shtruar dhe 6  prej tyre janë në terapi intensive dhe në spitalin COVID-2 janë 5 të tjerë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll