Aktualitet

Kontrabandë ilaçesh dhe drogë, arrestohen dy persona në Korçë

30 Prill 2020, 12:03 Nga DOSJA
Kontrabandë ilaçesh dhe drogë, arrestohen dy persona në

KORÇË– Dy persona kanë rënë në pranga, pasi akuzohen për kontrabandë ilaçesh dhe për trafik dorgë. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se është arrestuar personi me inicialet, V.S., pasi është kapur teksa udhëtonte me një kamion të mbushur me ilaçe kontrabnadë.

Kurse 22-vjeçari me inicialet M.Sh., është arrestuar sepse në mjetin e tij të llojit “BMË”, janë gjetur dhe sekuestruar 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Njoftimi i policisë Korçë

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, të mjetit tip kamion me drejtues shtetasin V. S., në kabinë, konstatuan një kuti me lloje të ndryshme medikamentesh farmaceutike të dyshuara si kontrabandë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për hetimin e krimit ekonomik-financiar në DVP Korçë, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. S., 30 vjeç, banues në Korçë. Specialistët për hetimin e narkotikëve në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. Sh., 22 vjeç, banues në fshatin Voskop, Korçë, pasi në lagjen nr 10, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “BMË”, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona ne korce korce arrestohen dy persona ne korce korce

Sondazh

Poll