Aktualitet

“Fshihet tek shtëpia e Laçkos”/ Ylli Dylgjeri tregon se në cilën familje në Tiranë është strehuar Pacolli: Do ta viz

30 Prill 2020, 10:58 Nga DOSJA
“Fshihet tek shtëpia e Laçkos”/ Ylli Dylgjeri tregon se

Tiranë- Ylli Dylgjeri ka ‘zbuluar’ se në cilën familje në Tiranë ndodhet Behgjet Pacolli, lideri  i Aleancës Kosova e Re. Në një postim në Facebook, Dylgjeri shprehet se Pacolli  ndodhet në shtëpinë e Nazarkove në Tiranë dhe pritet që brenda orësh ta vizitojë dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Sekret, Informacion, Ministrisë së Brëndshme, Prishtinë Ju bëj me dije se i shpalluri në kërkim Bexhet Paçolli, ndodhet në Tiranë në adresën e shtëpisë së Laçkos (NAZARKOVE) që prej 48 orëve. Sot pritet të vijë për ta vizituar me qeska ushqimesh Kryetari i Bashkise Veliaj. E kemi nen vëzhgim nonstop. Përgatisni operacionin e ekstradimit në Kosovë. Bashkëpuntori, Ljubica”, shprehet ai në një postim në Facebook.

Futja e Behgjet Pacollit në Shqipëri në këtë kohë pandemie është kthyer në një ‘mollë sherri’ për politikën në Kosovë. Ndërkohë Vetëvendosja ka hedhur akuza se ka qenë presidenti Hashim Thaçi ai që e ka futur me makinë personale Pacollin në Kosovë. Kjo sipas tyre është bërë gjatë vizitës së fundit të Thaçit në Shqipëri.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet begjet pacolli erion veliaj ylli dylgjeri begjet pacolli erion veliaj ylli dylgjeri

Sondazh

Poll