Aktualitet

Me kapele dhe mjekër/ Ky është terroristi i ISIS që u arrestuar so, prej 2 muajsh jetonte në Tiranë

30 Prill 2020, 11:36 Nga DOSJA
Me kapele dhe mjekër/ Ky është terroristi i ISIS që u

Tiranë- Dosja.al ka siguruar foton e terroristit 24-vjeçar nga Taxhikistani, që u arrestua sot në Tiranë. Në foto i riu shfaqet me kapele dhe mjekër dhe mësohet se lëvizte lirshëm nëpër kryeqytet.  Të njëjtat burime bënë me dije se  24 vjeçari ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, në mënyrë ilegale dy muaj e gjysmë më parë dhe jetonte në një familje taxhakistaneze në  kryeqytetit.

Për 24-vjeçarin Gjykata Federale në Karlsruhe, Gjermani ka lëshuar më 24 prill urdhrin e arrestit ndërkombëtar,  pasi akuzohet se është pjesëtar i ISIS dhe mbi të rëndon vepra  penale “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”.

Kujtojmë që më 15 prill  Gjermania goditi celulën terroriste, ku u theksua se një nga terroristët, Ravsan B. kishte pranuar një urdhër me vlerë 40,000 dollarë për një sulm në Shqipëri.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet terroristi në tiranë komron zukhurov arrestohet terroristi në tiranë komron zukhurov

Sondazh

Poll