Politike

“Ju uroj si nënë”, Hajdari lavdëron Manastirliun, i kthehet Ramës: Kryeministër që kërkon ulje pagash e pensionesh, t

30 Prill 2020, 10:14 Nga DOSJA
“Ju uroj si nënë”, Hajdari lavdëron Manastirliun, i

TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari ka duartrokitur sot ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliun, për të cilën u shpreh se është e vetmja që ka mbajtur që fjalim siç duhet në Kuvend.

Ministrja Manastirliu ishe e vetmja sot që dhatë një fjalë që ishte për t’ju duartrokitur dhe keni bërë një punë shumë të mirë. Si një nënë ju uroj për punën që keni bërë,”– tha Hajdari, ndërkohë që më pas shtoi se Kuvendin e Shqipërisë mungon një frymë politike.

Kur kemi një kryeministër që teston Beqajn, Beqajn dhe i thotë të propozojë ulje pagash e pensionesh. ajo është fytyra e vërtetë e kësaj qeverie. Ju deputetë nuk duhet të mbyllni gojën dhe duhet të thoni të vërtetën. Të jeni pak më humanë dhe të mos bëni lavda kundrejt kryeministrit. Mungon një lloj politike ndryshe në këtë vend. Nuk është vetëm sot kjo problematikë, por është një nga gjërat kryesore që ka dominuar në politikën shqiptare. Asnjëherë kjo sallë nuk është drejtuar nga populli shqiptar. Ky ka qenë viti më i vështirë për shqiptarët në 20 vitet e fundit, pasi u përballën me dy tërmete, humbën jetë më shumë se kurrë në 20 vite, kanë dëme më shumë se kurrë. Dhe ne sot jemi kaq egoistë, kaq të pafytyrë. Po kur do vijë ajo ditë që ne t’i drejtohemi popullit dhe t’i themi që kjo sallë do të përdoret për ta. Ne nuk dimë t’i japim ndihmë ashtu sic duhet. Po hyjmë në një fazë depresioni, është shumë vështirë të flasim për ekonominë dhe ne nuk kemi ende një paketë,”– tha Hajdari.

Deklarata u bë gjatë seancës së sotme të Kuvendit ku u miratua ndryshimi i buxhetit në paketën e dytë ekonomike, falja e gjobave dhe shtyrja e qirave, për shkak të pandemisë. Sot pati debate mes Ilir Beqjes dhe opozitës së re për pensionet. Seanca e radhës do të mbahen në datat 14 dhe 21 maj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rudina hajdari seanca plenare 30 prill 2020 rudina hajdari seanca plenare 30 prill 2020

Sondazh

Poll