Politike

Manastirliu: Kemi 773 raste pozitive dhe 470 të shëruar, ende nuk është larguar virusi

30 Prill 2020, 08:29 Nga DOSJA
Manastirliu: Kemi 773 raste pozitive dhe 470 të shëruar, ende nuk

Tiranë- Ministja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliuka deklaruar në seancën e sotme plenare se numri i të infektuarve në Shqipëri ka shkuar në 773. Sipas saj 272 të infektuar  janë po marrin mjekim në spital. Manastirliu u shpreh se po përgatiten për një strategji rihapje, sikur paralajmëroi Edi Rama dje.

“Ende nuk kemi arritur në fund të kësaj pandemie. Ne sot kemi 272 persoan të cilët janë aktivë ndër 773 raste pozitive të konfirmuar nga COVID-19. 470 të tjerë janë të shëruar.  Jeni ende në një fazë aktive të epidemisë, edhe pse jemi duke bërë përpjekje madhore atje ku ka vatra të hapura të epidemisë.  Jemi drejt një strategjie të rihapjes, duhet të tregohemi akoma më shumë të kujdesshëm. Ne sot konstatojmë rreth 100 vatra aktive, kruesisht vatra familjare dhe në punë.  Ajo çka jemi duke bërë është një hetim epidemoklogjik. Kjo është një punë shumë e madhe, por nuk po vlerësohet nga të gjithë, por puna që po bën gjithë sistemi epidemologjik është një punë fastastike, Të gjithë janë në lartësinë me detyrës”, u shpreh ajo. 

Deklarata u bë gjatë seancës së sotme të Kuvendit ku u miratua ndryshimi i buxhetit në paketën e dytë ekonomike, falja e gjobave dhe shtyrja e qirave, për shkak të pandemisë. Sot pati debate mes Ilir Beqjes dhe opozitës së re për pensionet. Seanca e radhës do të mbahen në datat 14 dhe 21 maj.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike seancë planare 30 prill 2020 seancë planare 30 prill 2020

Sondazh

Poll