Politike

Ndërpritet nxjerrja e naftës në Shqipëri nga Albpetrol, Balluku: Depozitat janë plot!

30 Prill 2020, 09:39 Nga DOSJA
Ndërpritet nxjerrja e naftës në Shqipëri nga Albpetrol,

TIRANË- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka bërë me dije se është ndërprerë puna në rafineritë e naftës së kompanisë “Albpetrol”. Gjatë seancës në Kuvend, Balluku tha se depozitat e naftës së kësaj kompanie janë të mbushura, prandaj procesi i nxjerrjes është pezulluar.

“Vendimi i qeverisë për dhënien e pagës për të gjithë punonjësit e rafinerisë tani është realizuar, 790 punonjës kanë marrë pagën e akorduar dhe këtë e kemi sistemuar. Një cështje tjetër që ka të bëjë me naftën, më të goditur është edhe situata e Albetrol, e gjendur në një situata shumë të vështirë pasi çmimi ka arritur në nivelin më të ulët shpesh herë edhe negativ, kemi qenë të detyruar që për shkak të depozitave të mbushura puset të mos jenë më operative. Është pezulluar deri në një vendim të dytë procesi i ristrukturimit.”-tha Balluku. 

Deklarata u bë gjatë seancës së sotme të Kuvendit ku u miratua ndryshimi i buxhetit në paketën e dytë ekonomike, falja e gjobave dhe shtyrja e qirave, për shkak të pandemisë. Sot pati debate mes Ilir Beqjes dhe opozitës së re për pensionet. Seanca e radhës do të mbahen në datat 14 dhe 21 maj.

Lajmi kryesor:

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albpetrol belinda balluku albpetrol belinda balluku

Sondazh

Poll