Politike

“Pse mërzitesh, në Kuvend nuk më ka sjellë Basha”/ Gjuzi debat me Ruçin për teknologjinë, kryetari i Kuvendit: S’di

30 Prill 2020, 08:24 Nga DOSJA
“Pse mërzitesh, në Kuvend nuk më ka sjellë

Tiranë- Debat në seancën plenare për teknologjinë mes Kujtim Gjuzit dhe Gramoz Ruçit. Gjuzi gjatë debatit i thekson Ruçit se në Kuvend nuk e ka sjellë Lulzim Basha, por votuesit e partisë së tij. Ndërkohë Ruçi  e pyet me ironi nëse di të përdorë teknologjinë, pra kompjuterët tabletë që deputetët përdorin gjatë seancës.

Debati: 

Kujtim Gjuzi: Përpara kam listën e diskutantëve, pse mërzitesh, prit, je kryetar kuvendi për mrekulli. Mua më duhet procezverbali. Mua nuk më ka sjellë këtiu Lulzim Basha, qytetarët e Krujës, këtu më ka sjellë paria konservatore albania. Nuk dua që gjatë herë tjetër të më ndërpresësh. Edhe sot grupi i opozitës ka vetëm një minutë kohë.

Gramoz Ruçi: Sa i përket procesverbalit, procesverbalin nëse nuk dini ta përdorni…

Gjuzi: Unë nuk di ta përdor?

Ruçi: Hape nëse di. fizikisht nuk do ta kesh më, do ta kesh në tabletë para, po deshe shihe.

Gjuzi: E dua fizikisht, nuk e dua në tablet.

Ruçi: Nuk ka pra…

Deklarata u bë gjatë seancës së sotme të Kuvendit ku u miratua ndryshimi i buxhetit në paketën e dytë ekonomike, falja e gjobave dhe shtyrja e qirave, për shkak të pandemisë. Sot pati debate mes Ilir Beqjes dhe opozitës së re për pensionet. Seanca e radhës do të mbahen në datat 14 dhe 21 maj.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike seancë plenare 30 prill 2020 seancë plenare 30 prill 2020

Sondazh

Poll