Politike

Gramoz Ruçi: Ne nuk jemi zotër, dalja nga pandemia varet edhe nga sjellja e qytetarëve

30 Prill 2020, 08:43 Nga DOSJA
Gramoz Ruçi: Ne nuk jemi zotër, dalja nga pandemia varet edhe nga

TIRANË– Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi është shprehur se dalja nga pandemia e nuk do të jetë një proces teknik i menjëhershëm, por një proces adaptiv, gradual dhe i kujdesshëm. Në fjalën e mbajtur gjatë seancës plenare që po zhvillohet në Kuvend, Ruçi tha se dalja nga pandemia do të jetë e suksesshme në varësi të lidershipit politik, por edhe të sjelljes së sektorit privat dhe të qytetarëve.

Kreu i Kuvendit shtoi se strategjia e daljes duhet të bëjë kujdes që të mos cënojë a rëndojë më shumë mirëqenien e njerëzve, duke mbajtur parasysh parimin se nuk mund të privohen qytetarët nga të drejtat që atyre u ka dhënë ligji.

Ne nuk jemi zotër, por mbrojtës të interesave të qytetarëve. Barra e daljes duhet të jetë progresive: kush fiton më shumë, përballon më shumë, ndërsa grupet nevojtare të popullsisë, pensionistët apo përfituesit e programeve sociale duhet të vazhdojnë të mbështeten e të mbrohen,”– tha Ruçi.

Fjala e plotë

Të nderuar kolegë,
Siç kam nënvizuar, masat e drejta të marra nga Qeveria dhe të mbështetura nga Kuvendi kanë ndikuar që situata e pandemisë së koronavuirusit në Shqipëri të jetë nën kontroll.
Tashmë Qeveria ka filluar tëzbatojë masat për përballimin e pasojave ekonomike e financiare të pandemisë.
Me këtë rast, dëshiroj të shpreh disa mendime mbi strategjinë e daljes nga kjo pandemi.
Siçështë bërë e qartë edhe nga vendet dhe ekonomitë e mëdha të botës, dalja nga pandemia nuk do të jetë një proces teknik i menjëhershëm, por një proces adaptiv, gradual dhe i kujdesshëm.
Ky proces do të kërkojë që për një periudhë të caktuar, derisa virusi të zhduket plotësisht, do të bashkëjetojmë me të.
Duhet të mbajmë mirë parasysh se dalja nuk është një proces i pakthyeshëm. Ajo do të jetë e suksesshme në varësi të lidershipit politik, por edhe të sjelljes së sektorit privat dhe të qytetarëve.
Strategjia e daljes duhet të bëjë kujdes që të mos cënojëa rëndojë më shumë mirëqenien e njerëzve, duke mbajtur parasysh parimin se ne nuk kemi të drejtë të privojmë qytetarët nga të drejtat që atyre u ka dhënë ligji. Ne nuk jemi zotër, por mbrojtës të interesave të qytetarëve. Barra e daljes duhet të jetë progresive: kush fiton më shumë, përballon më shumë, ndërsa grupet nevojtare të popullsisë, pensionistët apo përfituesit e programeve sociale duhet të vazhdojnë të mbështeten e të mbrohen.
Strategjia e daljes duhet të garantojë harmonizmin e mbështetjes për bizneset, me qëllim që të shpëtojmëe rigjallërojmë tregjet, të nxisim prodhimin dhe të mbajmë në nivele optimale ofertën ekonomike.
Por nga ana tjetër, duhet të tregojmë të njëjtin kujdes për mbrojtjen e konsumit dhe mbijetesës së konsumatorëve, si një stimul edhe për vetë prodhimin dhe shërbimet.
Fakti që kemi miratuar disa akte normative me fuqinë e ligjit, nuk duhet të dobësojë komunikimin e komisioneve parlamentare me sipërmarrjet, për hartimine një plani të ringritjes ekonomike të studjuar e realist.
Duhet të bëjmë kujdes për të mos lejuar dobësimin e rrjeteve mbrojtëse që kemi krijuar për grupet nevojtare të popullsisë. Është detyrë e Kuvendit, komisioneve e grupeve parlamentare dhe çdo deputeti, të monitorojnëmbështetjen e mosdiskriminimin e të varfërve e të dobtëve.
Ju faleminderit.
Tani vazhdojmë me seancën plenare.

Deklarata u bë gjatë seancës së sotme të Kuvendit ku u miratua ndryshimi i buxhetit në paketën e dytë ekonomike, falja e gjobave dhe shtyrja e qirave, për shkak të pandemisë. Sot pati debate mes Ilir Beqjes dhe opozitës së re për pensionet. Seanca e radhës do të mbahen në datat 14 dhe 21 maj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gramoz ruci horoskopi 30 prill 2020 gramoz ruci horoskopi 30 prill 2020

Sondazh

Poll