Politike

“S’ka Beqje e Teqje që të ulë pensionet”/ Ralf Gjoni: Populli pret që politikanët të jenë para SPAK

30 Prill 2020, 09:40 Nga DOSJA
“S’ka Beqje e Teqje që të ulë pensionet”/ Ralf

 Tiranë- Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni  ka deklaruar në seancën e sotme penale se parlamenti po kthehet në makineri grirëse mishi dhe aktet normative po shtyhen me forcë, pa u diskutuar. Ai theksoi se nuk duhet të lejohet që në këtë periudhë të ulen pagat e pensionet.

“C’po ndodh të nderuar kolegë e qytetarë? Është krijuar një T, nga njëra ana vijojnë vjedhjet e qeverisë, nga ana tjetër po trashet shkopi i kësaj qeveria. Parlamenti po kthehet në makineri grirëse mishi dhe aktet po shtyhen me forcë, tamam si mishi që grihet në makineri. Ne kërkuam të kishim cilësi debate. Parlamenti nuk është zyrë noteriale pas Kryeministrisë. Ekzekutivi duhet të jetë inferior dhe i detyruar të japë llogari në këtë Parlament, por ndodh e kundërta, zullumet po trashen. Kjo situatë po menaxhohet me populizëm, për të rritur autoritarizmin dhe për të fshehur vjedhjen. Del ky i gjati na thotë të ulim rrogat dhe pensionet. Dilni me gjysmë qese oriz për të ndihmuar njerëzit. Nuk ka populizëm nga ndonjë Beqje a ndonje Teqje tjetër për pensionet, nuk do ta lejojmë këtu në Parlament. Ndërkohë, çfarë po ndodh? Janë vjedhur miliona euro. Në këtë Parlament janë ulur ministra, deputetë që kanë pasur post ekzekutiv, qoftë në mazhorancë, qoftë në opozitë, që kanë vjedhur. Këta individë duhet të ishin sot përpara SPAK dhe gati për ndëshkim. Këtë pret populli. Shqipërisë i duhet një project pozitiv. Ne insistojmë te reforma elektorale”, tha Gjoni.

Deklarata u bë gjatë seancës së sotme të Kuvendit ku u miratua ndryshimi i buxhetit në paketën e dytë ekonomike, falja e gjobave dhe shtyrja e qirave, për shkak të pandemisë. Sot pati debate mes Ilir Beqjes dhe opozitës së re për pensionet. Seanca e radhës do të mbahen në datat 14 dhe 21 maj.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ralf gjoni seancë planare 30 prill 2020 ralf gjoni seancë planare 30 prill 2020

Sondazh

Poll