Politike

“Shef duhet ta mbaroj, kaq kam nevojë”/ ‘Lutja’ e Ahmetajt për Ruçin, kryetari i Kuvendit ia plotëson kërkesën

30 Prill 2020, 10:10 Nga DOSJA
“Shef duhet ta mbaroj, kaq kam nevojë”/ ‘Lutja’ e

Tiranë- Ministri për Rindërtim, Arben Ahemtaj në fjalën e tij në Kuvend ka deklaruar se Shqipëria është vendi i dytë në rajon për paketat financiare. Ai deklaroi se deri më tani janë paguar 59 mijë qytetarë nga paketa e parë dhe 74 mijë nga paketa e dytë.

Shumë kush ka parë vende dhe parlamente që janë fokusuar te hallet e qytetarëve. Një debat i padenjë për pensionet, jo vetëm që nuk kemi ndërmend ti prekim, të askujt, por ne sapo i rritëm me 21 mln dollarë dhe do të vijojmë ti rrisim. E dini cfarë janë pensionet suplementare, shumë ish-deputetët që marrin katërfishin e atyre të qytetarëve. Sa i përket paketave, do ua dërgoj ose i gjeni nga Kuvendi, 2.5 mld lekë për Shëndetësinë për të përballuar situatën dhe e ka përballuar me sukses. Kemi paketën e parë që janë shërbyer bizneset e mbyllura, familjet në nevojë apo pagesë papunësisë 6 mld lekë. 7 mld lekë për bizneset e prekura. Rritjen e shpenzimeve për emergjencat civile, 2 mld lekë. Sot janë paguar 59 mijë qytetarë nga paketa e parë dhe 74 mijë nga paketa e dytë. Jam i bindur se do të votoni aktet se në finale mbështesni qytetarët dhe biznesin. Jemi vendi i dytë në rajon pas Serbisë”, tha ai.

Por më pas, ministrit i mbaroi afari i të folurës dhe  në këtë moment i kërkoi Ruçit edhe pak sekonda shtesë, duke e quajtur këtë fundit shef. “Shef Gramozi do të lutem, vetëm ta mbaroj vetëm kaq kam nevojë“. Pas kësaj kërkese Ruçi i dha vetëm 30 sekonda shtesë.

Deklarata u bë gjatë seancës së sotme të Kuvendit ku u miratua ndryshimi i buxhetit në paketën e dytë ekonomike, falja e gjobave dhe shtyrja e qirave, për shkak të pandemisë. Sot pati debate mes Ilir Beqjes dhe opozitës së re për pensionet. Seanca e radhës do të mbahen në datat 14 dhe 21 maj.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ahmetaj seancë plenare 30 prill arben ahmetaj seancë plenare 30 prill

Sondazh

Poll