“T’ju japim familjeve të varfra smartfonë”, godet prapë Ilir Beqja: Prioriteti ynë duhet të jetë teknologjia
30 Prill 2020, 10:10Nga DOSJA
TIRANE- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja është në qendër të deklaratave politike, pas propozimit të tij për të ulur paga e pensione, e në këtë mënyrë sipas tij, do të arrihej të përballohej kriza ekonomike pas COVID-19. Sot, Beqja u sqarua duke thënë se deklarata e tij kishte në fokus pensionin e Petrit Vasilit, ndërsa bëri thirrje për një tjetër akt që qeveria duhet ta ndërmarrë sa më shpejt. Ish-ministri propozoi që të gjitha familjeve të varfra t’ju jepet smartfonë, që të kenë akses në teknologji.
DEKLARATA E BEQJES NË KUVEND:
Ka dy ndërhyrje të shpejta të bëra për të mbështetur biznesin, sepse qeveria insistoi te banka e Shqipërisë, por do sugjeroja që BSH të shohë pak më gjerë në horizont. Ngrirja e dy kësteve është lehtësi për bankën dhe jo për biznesin. Biznesi edhe kur të rihapet do të jetë në vështirësi. Bankat treguan se ishin të papërgatitura. Sa shumë paskemi pas nevojë për përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe u provua se mazhoranca e Edi Ramës ka bërë një investim në teknologjinë e informacionit.
Sa më shumë ecim në këtë drejtim dhe ja ku u provua se sa largpamës ka qenë ai vendim dhe sa të efektshme këto vendime. Por po evidentojmë një kontradiktë të re. Po na krijohet një barrierë digjitale me një grup të ri të shoqërisë. Universaliteti në teknologjinë e informacionit duhet të jetë një prioritet i ri. Ti japim familjeve të varfëra edhe smartfonin, siç i dhamë dekoderin për TVSH.
Deklarata u bë gjatë seancës së sotme të Kuvendit ku u miratua ndryshimi i buxhetit në paketën e dytë ekonomike, falja e gjobave dhe shtyrja e qirave, për shkak të pandemisë. Sot pati debate mes Ilir Beqjes dhe opozitës së re për pensionet. Seanca e radhës do të mbahen në datat 14 dhe 21 maj.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Ministri për Rindërtim, Arben Ahemtaj në fjalën e tij në Kuvend ka deklaruar se Shqipëria është vendi i dytë në rajon për paketat financiare. Ai deklaro...
TIRANË– Deputetja Mirela Kumbaro ka treguar më shumë secc duhet gjatë seancës plenarë që po mbahet në Kuvend, në kushtet e pandemisë së Covid-19.E veshur m...
Tiranë- Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni ka deklaruar në seancën e sotme penale se parlamenti po kthehet në makineri grirëse mishi dhe aktet normative po...
TIRANË- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka bërë me dije se është ndërprerë puna në rafineritë e naftës së kompanisë “Albpetrol”....
Tiranë- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja ka pasur një debat në seancën plenare me deputetin Andi Përmeti. Beqja ka sqaruar deklaratën për ulje pagash duk...
Tiranë- Ministja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliuka deklaruar në seancën e sotme plenare se numri i të infektuarve në Shqipëri ka shkuar në 773. Sipas saj 272...
TIRANË– Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi është shprehur se dalja nga pandemia e nuk do të jetë një proces teknik i menjëhershëm, por një proces adaptiv,...
TIRANË– Ministrja e arsimit, Besa Shahini u shpreh se bursat dhe e studentëve dhe asnjë benifit tjetër i tyre, edhe pse vendi është përfshirë nga një krizë...