Politike

Besa Shahini: Nuk do të preken bursat e studentëve dhe asnjë benifit tjetër

30 Prill 2020, 08:13 Nga DOSJA
Besa Shahini: Nuk do të preken bursat e studentëve dhe asnjë

TIRANË– Ministrja e arsimit, Besa Shahini u shpreh se bursat dhe e studentëve dhe asnjë benifit tjetër i tyre, edhe pse vendi është përfshirë nga një krizë ekonomike. Në fjalën e saj ajo theksoi se studentët  që diplomohen këtë vit, do i japin provimet gjatë muajve Korrik dhe Gusht.

“Të dashur studentë të universiteteve publike, shteti paguan për shkollimin tuaj, me paktin për univestietin, është shtuar numri i bursave. Përkundër presionit të madh që rëndon në buxhetin e shtetit, keni vendosiur të mos ndryshojmë asgjë për përfitimet tuaj. Këto benifite që keni fituar nga aktivizmi juaj, nuk do të preken. Provimet për studentët që diplomohen këtë vit do të zhvillohen në muajin korrik dhe gusht,”- u shpreh Shahini.

Ministrja Besa Shahini u shpreh se mbyllja e vitit akademik do të bëhet me anë të një plani. provimet do të mbyllen në korrik dhe gusht, ndërsa është e nevojshe kthimi i studentëve në auditore për para-përgatitje. Shahini u shpreh që edhe universitetet private duhet të dorëzojnë deri më 15 maj planin e detajuar për kthimin e atudentëve në auditorë, duke pasur parasysh zbatimin e kushteve higjieno-sanitare, për shkak të Covid-19.

(j.v;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike besa shahini plani i mbylljes se vitit akademik besa shahini plani i mbylljes se vitit akademik

Sondazh

Poll