Politike

Besa Shahini nxjerr planin për mbylljen e vitit akademik: Kthim në auditore për pak kohë, provimet mbyllen në gusht (Kushte

30 Prill 2020, 08:03 Nga DOSJA
Besa Shahini nxjerr planin për mbylljen e vitit akademik: Kthim në

TIRANË– Ministrja e arsimit, Besa Shahini mbajti sot një komunikim me të gjithë studentët dhe nxënësit, ku lajmëroi se për të gjithë ata që do të mbyllin vitin akademik, do të ketë një kthim në auditore, në javët e para të qershorit, ndërkohë që provimet do të realizohen në muajin gusht.

Shahini, përmes një videoje-live, u shpreh se ka firmosur një urdhër me katër pika, që do të bëjë të mundur kthimin në auditore të studentëve që e kanë të nevojshme mbylljen e vitit akademik, këtë vit, dhe duhet një parapërgatitje për provimet, sidomos për ata që bëjnë punë laboratorike, apo të arteve.

Ministrja shtoi se gjëja e parë që duhet bërë është minimizimi i studentëve në auditore, dhe kushtet e duhura higjieno-sanitare, për shkak të pandemisë së Covid-19.

Universitetet kanë autonomi akademike. Të gjithë universitetet i janë përgjigjur kësaj thirrjeje, duke kaluar mësimimn online, por jo të gjitha kanë pasur një infrasktrukturë apo gatishmëri të studentëve për të punuar online. Nga mesazhet tuaja, kam kuPtuar që jo gjithmonë është mbajtur standarti i punës nga pedagogët, si në auditore. Ndjehet një nevojë kalimi në auditore, përpara provimeve.

Rektorët kanë sjellë propozimet e tyre për mbylljen e vitit akademik, që siguron mbështetje për studentët që nuk kanë pasur kushte për mësime online. Bazuar mbi këto propozime, ne kemi nxjerrë një urdhër për mbylljen e vitit akademik, bazuar në katër pika. 

Është nevoja, që të ndodhë kjo, duke shkuar për pak kohë në auditore, për përgatitjen e provimeve. Duhet ruajtur distanca, duhen mbyllur lëndët që duhen. Ndërsa studentët e viteve të para dhe të dyta, mund të mos jenë prezentë në auditore. Studentët e arteve kanë nevojë për përgatijte paraprake bashkëme ata që bëjnë punë laboratorike. 

Elementi i katërt i urdhrit tonë ka bërë me vitin akademik të ardhshëm, i cili do të fillojë në nëntor të vitit 2020. Këto vlejnë për universitet publike. Universitet private janë disa hapa para dhe kanë më pak studentë. Universitet private janë të detyruara të ndjekin rrregullat për distacnimin social dhe atë të dezinfektivit, të gjitha rregullat e ministrisë.

Deri më datën 15 maj universitet duhet të detajonë planin e tyre për kthinin e studentëve në shkolla, atë të distancimit fizik, dezinfektimin dhe numrin e studentëve,”– tha Shahini

Ministrja shtoi se studentët  që diplomohen këtë vit, do i japin provimet gjatë muajve Korrik dhe Gusht, ndërsa nuk do të preken bursat e studentëve dhe asnjë benifit tjetër i tyre, edhe pse vendi është përfshirë nga një krizë ekonomike.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike besa shahini plani per mbylljene vitit akademik besa shahini plani per mbylljene vitit akademik

Sondazh

Poll