Politike

Kuvendi ndryshon Buxhetin, fal gjobat dhe shtyn qiratë/ Beqja debat me Përmetin për “pensionet”, Balluku: Albpetrol pezul

30 Prill 2020, 07:14 Nga DOSJA
Kuvendi ndryshon Buxhetin, fal gjobat dhe shtyn qiratë/ Beqja debat me

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë ka mbledhur sot deputetët ditën e sotme për të tretën herë gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyre, ku është vendosur ndryshimi i buxhetit në paketën e dytë ekonomike, falja e gjobave dhe shtyrja e qirave, për shkak të pandemisë.

Me 90vota pro, 9 kundër, 5 abstenim- Akti normativ nr. 15, datë 15 prill 2020 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar””, është miratuar ndryshimi i buxhtetit për vitin 202.

Ashtu si në seancat e mëparshme, deputetët janë futur në sallë me maska dhe doreza, duke mbajtur dhe distancën e sigurisë, për shkak të Covid-19.

Ndërkohë kjo do të jetë seanca e fundit që do të zhvillohet gjatë kësaj pandemie, pasi deputetët i presin dy javë pushimi. Më pas do të vendoset, nëse Kuvendi do të rihapet sërish, apo do të pritet për kthimin e situatës në normalitet. Ky vendim u mor një ditë më parë, gjatë Konferencës së Kryetarëve, ku u vendos që në javën e ardhshme të mos ketë seancë plenare. Deputetët pritet që të ulen sërish në sallë më 14 dhe 21 maj.

Gjatë kësaj seance nuk kanë munguar debatet dhe replikat. Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja është vënë në qëndër të akuzave pas deklaratës së bujshme, se  pensionet dhe pagat duhet të ulen për të arritur daljen nga kriza pas pandemisë COVID-19. Në seancë sot, Beqja tha se e kishte fjalën për pensionin e Petrit Vasilit dhe Klajda Gjoshës. Ndërkohë që ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku njoftoi se është ndërprerë puna në rafineritë e naftës Albpetrol.

Në seancën e sotme pritet të miratohet buxheti i ndryshuar për vitin 2020, që ndërlidhet me paketën e zgjeruar për të ndihmuar 176 mijë familje, duke shtuar 7 miliardë lekë në buxhet. Gjithashtu, seanca e sotme do të jetë mbyllja e faljes së gjobave të vendosura nga qeveria, dhe rikthimi patentave. Gjithashtu edhe shtyrja e qirave e miratuar me akt normativ që më 1 prill nga kryeministri Edi Rama.

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kuvendi i shqiperise seanca plenare 30 prill 2020 kuvendi i shqiperise seanca plenare 30 prill 2020

Sondazh

Poll