Aktualitet

Aksident i rëndë në Itali/ Humb jetën mjeku shqiptar, plagosen dy kolegë të tij

26 Mars 2019, 21:28 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Itali/ Humb jetën mjeku shqiptar,

TIRANË- Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur sot në Itali, ku për pasojë ka humbur jetën një shqiptar 66 vjeç.

Sipas medieve italiane thuhet se shqiptari ishte me profesion mjek dhe ka humbur jetën në vend, ndërsa identiteti i tij nuk bëhet i ditur. Aksidenti i rëndë ka ndodhur në utostradën A25, në afërsi të Peskarës, ndërsa i ndjeri po udhëtonte së bashku me 2 kolegë të tij.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se dy kolegët e mjekut shqiptar janë plagosur, ndërsa nuk ka të dhëna për gjendjen shëndetësore të tyre.

Mësohet se mjeku shqiptar ishte ulur në sedijen e pasme të makinës Mercedes B Class i cili ka humbur kontrollin dhe është përmbysur, e për pasojë ka marrë plagë të forta, gjë që kanë çuar në humbjen e jetës së tij.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 1 i vdekur dy të plagosur 2 të plagosur aksident ne itali humb jetën mjeku shqiptar 1 i vdekur dy të plagosur 2 të plagosur aksident ne itali humb jetën mjeku shqiptar

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Mars 2019, 19:56

TIRANË- Policia ka shoqëruar 7 persona që morën pjesë në protestën e mbrëmjes së sotme në zonën e Astirit.Sipas banorëve të tjerë protestues të shoqëruarit...