Aktualitet

TIRANË/ Banorët kundërshtojnë ndërtimin ngjitur me pallatin e tyre: Rrezikon të na shembë shtëpitë

26 Mars 2019, 17:47 Nga DOSJA

TIRANË- Një denoncim ka mbërritur në adresë të redaksisë së Dosja.al, ku banorët e një pallati pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, tek ish-restoran “Ujvara” shprehen se banesat e tyre rrezikojnë të shemben, për shkak të një ndërtimi që po bëhet fare ngjitur me ta.

Dosja.al, ka siguruar një video nga zona ku po gërmohet dhe do të ndërtohet një godinë me një kat nën tokë dhe një tjetër mbi sipërfaqe.

Diana, një prej banoreve u shpreh për Dosja.al, se nga gërmimet që po bën firma ndërtuese janë zbuluar edhe themelet e pallatit ku ajo banon. Po ashtu ajo tha se nga frika e shembjes së pallatit, është ankuar edhe pranë organet kompetente, por nuk ka pasur asnjë reagim.

“Nuk kemi lënë gjë pa u ankuar, pasi ky pallati këtu është bërë leckë për çdo gjë. Katet e para i kanë shndërruar në lokale. Kanë hequr edhe muret mbajtëse. Ankohu ku të duash, nuk të vjen njeri, nuk të dëgjon njeri. Hyn nëpër gjyqe ne, na thonë jo se s’kanë hequr. Filmojmë gurët e themelit që dalin me makina, nuk vjen asnjë njeri. Është e kotë, nuk merremi dot vesh. Këtu nuk ka shtet, këtë më vjen keq ta them po, sot po i gjuaj kokës me grushta se s’kam ikur me kohë”, tha Diana.

Sipas saj, “pallati është bërë objekt sulmi prej 28 vitesh. Mirë po durojmë këtë, por me 1 milion përqind ta jap unë, se do ta bëjnë disko. Unë kam dy lokale poshtë ballkonit. U lodha duke shkruajtur që të më spostojnë bokset e muzikës. Po luaj mendsh, nuk di ku të shkoj. Jemi edhe pleq tani, shtëpinë nuk ta blen njeri këtu ku jemi. Po vdesim këtu brenda, mbyllur me dyer e dritare. Burrin e kam me astmë me 3 pompa të ndryshme që duhet të rrijë me ajër të pastër”.

Diana e pyetur nga gazetari i Dosja.al, nëse kanë denoncuar për nivelin e lartë të zhurmave dhe nëse kanë patur apo jo reagim nga Bashkia tha: “Asnjë reagim! Asnjë reagim! Njëri më bën muzikë live ditën e premte. Këtu poshtë banesës time, kanë hequr edhe një shtresë të tavanit, ka dalë soleta tani dhe të gjithë zërat i dëgjoj brenda. Unë nuk di ku të shkoj më, ku të ankohem. Kë bashki të marrësh? I shkruajta Erion Veliajt, më tha shko tek zyra e konsumatorit. Shkoj tek zyra e konsumatorit ata merren me qentë nuk merren me njerëzit. Ky vend është të ulërasësh. Nuk ka mo nuk ka, si degjeneruar. Më vjen keq ta them se kam pasur një shpresë të jashtëzakonshme që do të ndodhte diçka ndryshe, por e humbi edhe ky i gjati”.

Projekti në fjalë, ka si zhvillues Euro Petrol, me administrator Fahri Avdulin. Ndërsa zhvilluesit vijojnë punën e tyre, banorët i kundërshtojnë duke ngritur zërin, sepse sipas tyre rrezikohet shembja e pallatit nga gërmimet.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banorët kundërshton ndërtimin euro petrol stadiumi selman stermasi banorët kundërshton ndërtimin euro petrol stadiumi selman stermasi

Sondazh

Poll