Aktualitet

E rëndë në Greqi/ Babai shqiptar dhunon vajzën e mitur, arrestohet nga policia

26 Mars 2019, 19:55 Nga DOSJA
E rëndë në Greqi/ Babai shqiptar dhunon vajzën e mitur,

GREQI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një baba shqiptar ka dhunuar vajzën e tij 16 vjeçare. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:00.

Sipas mediave greke, 48-vjeçari e ka thirrur jashtë shtëpisë të miturën dhe e ka qëlluar fort në kokë dhe në qafë.

Nga goditja, 16-vjeçarja ka humbur ndjenjat duke u transportuar menjëherë në spitalin më të afërt ku edhe gjendjet jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, 48-vjeçari është përpjekur të fshihet, policia ka arritur t’a arrestojë në pasditen e sotme rreth orën 03.00.

48-vjeçari është drejtuar në Prokurorinë e Volos dhe ndaj tij rëndon akuza për ushtrim dhune ndaj të miturës, me rrezik vdekjen.

Ende nuk dihet nëse dhuna e ushtruar ndaj të miturës ishte një rast i vetëm apo ajo dhunohej sistematikisht nga i ati. 

Ky nuk është rasti i parë i dhunës në familje që vjen nga Greqia. Në ditët e para të 2019-ës në Korfuz një shqiptar vrau vajzën e tij pas debatit në familje, pasi nuk pranonte lidhjen e saj me një të ri afgan. Sipas kumbarës së Anxhelina Petros, 29-vjeçarja dhunohej vazhdimisht nga i ati, Aleko Petro.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet babai dhunon vajzen greqi babai dhunon vajzen greqi

Sondazh

Poll