Aktualitet

Partia Demokratike thërret protestën e radhës: Te enjten në orën 09:30 para Kuvendit

26 Mars 2019, 19:41 Nga DOSJA
Partia Demokratike thërret protestën e radhës: Te enjten në

TIRANA- Partia Demokratika ka vendosur të thërrasë sërish qytetarët në protestë. 

Burime bëjnë me dije se Partia Demokratike do të zhvillojë këtë të enjte protestën e radhës, e cila do të fillojë në orën 09:30 para Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa në orën 10:00 është parashikuar që të nisë seanca parlamentare.

Opozita ka paralajmëruar që do të mbajë protesta çdo ditë që do të ketë seancë parlamentare. Protesta paraardhëse u mbajt të enjten e 21 marsit, ku përshkak të përplasjes me policinë u proceduan 29 persona, 6 prej të cilëve u arrestuan. (Lexo këtu)

Deri tani, nga 16 shkurti opozita ka organizuar 6 protesta para Kryeministrisë dhe parlamentit.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet opozita në protestë të enjten partia demokratike protesta e opozites opozita në protestë të enjten partia demokratike protesta e opozites

Sondazh

Poll