Aktualitet

Tahiri merret si i pandehur, Zagani: Pse të thahet goja, s’je më bilbil. Kampion je vërtetë

26 Mars 2019, 21:20 Nga DOSJA
Tahiri merret si i pandehur, Zagani: Pse të thahet goja, s’je më

TIRANË– Ditën e sotme për rreth 8 orë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka zhvilluar seancën ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit. (Lexo këtu) Trupa gjykuese vendosi për mosmbylljen e çështjes së tij duke e marrë Tahirin zyrtarisht si të pandehur.

Lidhur me lajmin ka reaguar edhe ish-shefi i antidrogës në Fier, Dritan Zagani, i cili shkruante se ish-ministri e meritonte më shumë se kurrë akuzën e ngritur ndaj tij për trafik lëndësh narkotike.

“Kampion je vertet..por se pse te thahet goja dhe nuk te rrjedhin me fjalet si bilbil ashtu si dikure ,kete spo e kuptoj…!,”-shkruan Zagani.

Postimi i plotë:

Ish-deputeti i PS u njoh sot me 53 fashikujt e Prokororisë, që sipas akuzës janë prova kundër tij. Jashtë Gjykatës, Tahiri u shpreh se nuk do të pranonte të bëhej kurban. Sipas Tahirit, gjatë 8 orëve seancë Prokuroria nuk i tregoi se cila ishte shkelja e tij ligjore.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, akuzohet për trafik të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se ka kryer veprat penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kirminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal.

Në maj të vitit 2018 Tahiri dorëzoi dhe mandatin e deputetit dhe u vu në dispozicion të drejtësisë. Pas kësaj organi i akuzës kërkoi sërish arrestimin e tij, por Gjykata vendosi që ta linte vetëm në masën “arrest shtëpie”. Prokuroria ka kërkuar disa herë arrestimin e tij, por Gjykata nuk ka pranuar pasi nuk ka qenë e bindur nga provat e dorëzuara.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dosja tahiri dritan zagani gjykata e krimeve te renda saimir tahiri dosja tahiri dritan zagani gjykata e krimeve te renda saimir tahiri

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Mars 2019, 19:56

TIRANË- Policia ka shoqëruar 7 persona që morën pjesë në protestën e mbrëmjes së sotme në zonën e Astirit.Sipas banorëve të tjerë protestues të shoqëruarit...