Aktualitet

Probleme me pasurinë dhe pastërtinë e figurës/ KPK shkarkon prokurorin Fatmir Lushi

26 Mars 2019, 18:49 Nga DOSJA
Probleme me pasurinë dhe pastërtinë e figurës/ KPK shkarkon

TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, Fatmir Lushin. Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Xhensila Pine.

Shkarkimi i Lushit erdhi pasi KPK, konstatoi probleme me pastërtinë e figurës dhe pasurinë e prokurorit. Sipas hetimeve të kryera nga DSIK, Lushi u vlerësua si i papërshtatshëm pasi dyshohej se kishte favorizuar persona nën hetim.

Prokurori Lushi kishte vendosur pushim të hetimeve pa i kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore duke i lehtësuar akuzat ndaj një të pandehuri për plagosje me dashje gjatë gjykimit.

Sa i përket pasurisë së prokurorit, nga hetimet e KPK-së rezultoi se Lushi nuk kishte të ardhura të mjaftueshme për të blerë një shtëpi me vlerë 5 milion lekë në Elbasan.
Gjatë seancës dëgjimore, Lushi i kundërshtoi gjetjet e hetimeve të KPK-së dhe DSIK-së.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fatmir lushi fier kpk prokurori i fierit vettingu fatmir lushi fier kpk prokurori i fierit vettingu

Sondazh

Poll