Aktualitet

Krimet e Rënda pranojnë kërkesën për gjykim të dosjes, Tahiri: Nuk bëhem kurban

26 Mars 2019, 08:46 Nga DOSJA
Krimet e Rënda pranojnë kërkesën për gjykim të

TIRANË– Pas tetë orësh ka përfunduar seanca maratonë ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.

Pasi dëgjoi prentendimet nga Prokuroria dhe nga mbrojtja e 4 të hetuarve, përfshi edhe Tahirin, Gjykata vendosi për gjykimin e dosjes nga organi i hetimeve edhe pse ish-ministri dhe Jaeld Çela kërkuan pushimin e çështjes.

Në seacën e radhës Gjykata do të vendosi nëse do të japë gjykim të shkurtuar lidhur me çështjen e Tahirit. Në rast se nga trupa gjykuese vendoset për proces gjykimi të shkurtuar, në seancën pasardhëse Prokuroria do të duhet që të dorëzojë pretencën e saj lidhur me rastin Tahiri.

Një skenar i tillë i një gjykimi të shkurtuar u parashikua nga avokati mbrojtës i ish-ministrit Maks Haxhia, i cili u shpreh se do të kërkonte një process të tillë nëse Gjykata do të vijonte me shtyrjet dhe me zvarritjet e seancave.

Ndërkohë pas përfundimit të seancës, jashtë ambienteve të Gjykatës ish-ministri u shpreh se nuk do të pranonte të bëhej kurban. Sipas Tahirit, gjatë 8 orëve seancë Prokuroria nuk i tregoi se cila ishte shkelja e tij ligjore.

Seanca e sotme vjen pas shtyrjes së asaj të 21 marsit nga togat e zeza me arsyetimin se nuk ishin njoftuar të pandehurit e tjerë të dosjes, tre ish-drejtorët e Policisë në qarkun e Vlorës, Sokol Bode, Gjergji Kohila dhe Jaeld Cela.

Ndërkohë që gjatë seancës së sotme, ajo që mori vëmendjen e publikut ishte transportimi me karrocë i 53 fashikujve të dosjes hetimore.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, akuzohet për trafik të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se ka kryer veprat penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kirminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal.

Në maj të vitit 2018 Tahiri dorëzoi dhe mandatin e deputetit dhe u vu në dispozicion të drejtësisë. Pas kësaj organi i akuzës kërkoi sërish arrestimin e tij, por Gjykata vendosi që ta linte vetëm në masën “arrest shtëpie”. Prokuroria ka kërkuar disa herë arrestimin e tij, por Gjykata nuk ka pranuar pasi nuk ka qenë e bindur nga provat e dorëzuara.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dosja habilaj dosja tahiri gjykata e krimeve te renda gjykim i shkurtuar maks haxhia ravik gurra dosja habilaj dosja tahiri gjykata e krimeve te renda gjykim i shkurtuar maks haxhia ravik gurra

Sondazh

Poll