Aktualitet

26 Mars 2019, 19:56 Nga DOSJA

TIRANË- Policia ka shoqëruar 7 persona që morën pjesë në protestën e mbrëmjes së sotme në zonën e Astirit.

Sipas banorëve të tjerë protestues të shoqëruarit janë të gjithë anëtarë të familjes Çejku, duke mos kursyer as vajzën e tyre të mitur 15-vjeçare. 

Shoqërimi i protestuesve ka sjellë reagimin e banorëve të tjerë, të cilët janë nisur në grup për tek Drejtoria e Policisë së Tiranës dhe janë ulur para godinës.

Lironi djemtë tanë. Djemtë tanë janë trima,”-ishin disa nga thirrjet që banorët kanë bërë në kor para Drejtorisë së Policisë.

Banorët e Astirit janë mbledhur edhe sot në Unazë të Re, ku tashmë nuk kërkojnë vetëm dëmshpërblim në vlerë 100% të banesave dhe bizneseve që preken nga projekti i Unazës së Madhe, por anulimin e plotë të këtij projekti. Ata shprehen se ky projekt është korruptiv, e për këtë duhet anuluar.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banorët marshojnë drejt policisë protesta e astirit shoqërohen 7 protestues banorët marshojnë drejt policisë protesta e astirit shoqërohen 7 protestues

Sondazh

Poll