Aktualitet

Zgjedhjet vendore, nis trajnimi për punonjësit e policisë

26 Mars 2019, 17:19 Nga DOSJA
Zgjedhjet vendore, nis trajnimi për punonjësit e policisë

TIRANË- Policia e Shtetit Në kuadër të detyrave të Policisë së Shtetit për procesin zgjedhor Qershor 2019, në Akademinë e Sigurisë filloi sot procesi i trajnimeve për punonjësit e policisë.

Në hapjen e procesit të trajnimit të punonjësve të policisë të nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues, morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri,  Bernd Brochardt.

Zgjedhjet për qeverisjen vendore në Shqipëri, më 30 Qershor 2019, do të jenë veprimtari dhe angazhime me rëndësi sociale për vendin tonë. Pa dyshim Policia e Shtetit është një nga aktorët kryesor, për të siguruar një mjedis korrekt dhe të qetë, për të ushtruar këtë të drejtë nga të gjithë votuesit, por edhe për të ruajtur e siguruar procesin zgjedhor nga pikëpamja e rendit, e sigurisë dhe krimeve zgjedhore.

Gjithmonë Policia e Shtetit ka vepruar dhe vepron në bazë dhe për për zbatim të ligjit, edhe në këtë rast ajo ka si mision të saj, ruajtjen e rendit publik dhe hetimin e veprave penale vetëm në bazë e për zbatim të detyrave të përcaktuara në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe udhëzimeve të KQZ-së.

Shembull i qartë i kësaj janë proceset zgjedhore të viteve të mëparshme ku Policia e Shtetit i ka kryer më së miri detyrat e saj, e shprehur kjo dhe në raportet e strukturave të specializuara ndërkombëtare që monitorojnë zgjedhjet dhe nga partnerët tanë që asistojnë Policinë e Shtetit.

Edhe për këto zgjedhje pritsh-mëritë për veprimtarinë e Policisë së Shtetit do të jenë cilësisht në rritje dhe të orientuara drejt zbatimit korrekt të ligjit. Këtij qëllimi i shërben dhe trajnimi i të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, trajnim i cili fillon sot me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë së Shtetit e do të vijojë më pas me të gjithë punonjësit që do të përfshihen në këtë proces. Ju siguroj se Policia e Shtetit edhe në këtë proces zgjedhor do të tregojë se është promotorë e vlerave më të mira të një shoqërie demokratike.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu policia e shtetit trajnimi i policise zgjedhjet vendore ardi veliu policia e shtetit trajnimi i policise zgjedhjet vendore

Sondazh

Poll