Aktualitet

Tre ushtarët shqiptarë të KFOR-it me Covid-19, Kalo tregon detaje për gjendjen e tyre: Këto janë simptomat që kanë shfaq

29 Prill 2020, 16:28 Nga DOSJA
Tre ushtarët shqiptarë të KFOR-it me Covid-19, Kalo tregon detaje

TIRANË– Mjeku Tritan Kalo ka treguar në një lidhje në “Abc Neës”, gjendjen e tre ushtarëve KFOR-it të infektuar me Covid-19 në Kosovë, të cilët me origjinë janë nga qyteti i Korçës.

Në fjalën e tij, Kalo tha se gjendja e tyre është e stabilizuar dhe se ata kanë paraqitur vetëm shenja të mesme.

“Janë testuar pozitivë. Janë nga Korça. Ata që janë në spital kanë elementë klinikë, kanë temperaturë, kollë, djersë dhe dhimbje gjoksi. Ata janë në gjendjen mes mesatares, jo me shenja të rënda,”- tha Tritan Kalo.

Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 3 ushtarë shqiptarë, pjesë e KFOR-it janë infektuar me Covid-19 dhe se janë shtruar për t’u kuruar në spitalin Infektiv.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet infektohen 3 ushtare te kfor koronavirusi ne kosove tritan kalo infektohen 3 ushtare te kfor koronavirusi ne kosove tritan kalo

Sondazh

Poll