Aktualitet

A mund të manipulohen shifrat e vdekjeve nga COVID-19? Flet mjeku Tritan Kalo: E pamundur! Ja pse kurba në Shqipëri ka formë

29 Prill 2020, 16:25 Nga DOSJA
A mund të manipulohen shifrat e vdekjeve nga COVID-19? Flet mjeku Tritan

TIRANË- Mjeku Tritan Kalo ka shpjeguar në Abc News tendencën e ecurisë së rasteve me koronavirus në vendin tonë, duke e quajtur kurbën në formën e sharrës e cila nuk është as e sheshtë, por nuk ka asnjë pikë shpërthimi ekstrem.

Kalo tha se lehtësimi i masave, ka ardhur për shkak se numri i rasteve të infektuara ka shfaqur një tendencë në ulje.

“Problemi është se jemi në një kurbë e cila varion në katër raste. Është një kurbë në formë sharre. nuk ka pasur kurrë kulme, por i bie të jetë diçka e dhëmbëzuar por pa shpërthime ekstreme. Virusi është i pranishëm. Na tregon që duhet të jemi gjithmonë vigjilent. Tendenca e hapjes vjen nga fakti se numri i rasteve ka një tëndencë pozitive rënie në të gjitha vendet”, u shpreh Tritan Kalo.

Ai komentoi edhe spekulimet se numri real i të vdekurve është më i lartë se ai që deklarohet duke thënë se manipulimi i shifrave është i pamundur.

“Numri i rasteve të konfirmuar nuk do të thotë se nuk ka më shumë të ifnektuar sepse shumë njerëz janë asimptomatikë dhe vetëm studimet e mëvonshme do nxjerrin shifra më të sakta. Shifrat nuk mund të manipulohen kurrë. Një gjë e tillë është e pamundur. Ka mënyra për t’u vërtetuar. Sa më shumë shtohet numri i testiemeve, aq më shumë plotësohet përqindja. Problemi kryesor është të mos testohen në testim ata që kanë simptoma dhe ata që kanë kontakte me personin e sëmurë apo edhe me kontaktin e personit të sëmurë”, tha Kalo.

Marrë nga abcnews.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi tritan kalo koronavirusi ne shqiperi tritan kalo

Sondazh

Poll