Aktualitet

Fermeri debaton me zëvendësministrin e Bujqësisë: Punoj 12 orë në ditë, të ftoj në një debat televiziv. S’do pushoj

29 Prill 2020, 14:18 Nga DOSJA
Fermeri debaton me zëvendësministrin e Bujqësisë: Punoj 12

TIRANË- Fermeri Lati Çela kla debatuar sot me zëvendësministrin e Bujqësisë, Dhimitër Kote, në lidhje ndihmën që shtetit i jep këtij sektori. Në një lidhje direkte në emisionin “Shqipëria Live”, fermeri ka kërkuar nga Kote shpjegimet se pse produkti i tyre shitet sot nën kosto.

Zëvendësministri tha se situata në bujqësi krahasuar me vitin e kaluar, është e njëjtë dhe pse vendi është përfshirë nga pandemia e COVID-19. Por këto deklarata u kundërshtua nga Çela, i cili tha se bashkë me familjen e tij punon 12 orë në ditë, për të prodhuar domate dhe po dalin me humbje.

Dhimitër Kote: Ky është një vit lufte dhe bujqësia ka ato halucilacionet që ka çdo vit. Janë fermerë të vërtetë me eksperiencë. Domatja ka një ulje, nga 1.000 lekë në 400. Ne furnizojmë tregun e brendshëm por edhe eksportojmë. Domatja ishte 1.000, dhe ka shkuar 400.

Lati Çela: Unë i them zëvendësministrit, po humbjet tona kush i mbulon. Shteti  për ne nuk ka marrë asnjë masë. Thotë fermeri të punojë tokën, si ta punoj unë tokën kur jam unë minus. Unë fermeri i vërtetë, jo ju që flisni në televizione, unë jam fërmeri i vërtetë dhe të ftoj në debat televiziv. Unë nuk do të pushoj së foluri deri sa djersa jonë të shkoj në vend. 12 orë punë në tokë unë dhe familja ime, nuk janë pak.

Kote: Në momentin që thua se shteti se mua s’më ka ndihmuar, unë flas nga mediat nga televizioni. Unë dua të them se vij nga ferma jam fermer dhe e njoh bujqësinë. Unë vazhdoj të kem fermën time.

Çela: Edhe unë kam informacon që je pjesë e bujqësisë. Unë jam i varur nga toka ime ç’a shes do ushqehem unë, të punoj 12 orë në ditë është gjynah.

Kote: Ne këtë fenomen nuk e kemi në Shqipëri. Ne sot krahasuar me  prillin e vitit të kaluar, është më mirë. Me kastravecin ndodhi nga 20 lekë shkoi 80 lekë. Domatja ka kosto prodhimi 280 lekë  për kile. Unë mendoj se fermerët shqiptar nuk shesin nën kosto. Edhe unë dua që mandarinat e mia, që koston e tyre është 300 lekë, të shiten me 800 lekë. Latit unë do t’i jap numrin e telefonit tim, të flasim ne bashkë me të. Nuk e di se ku e dërgon ai prodhimin, nëse nuk ka treg dhe ka nevojë për ndihmën tonë, unë jam i gatshëm.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujqesia ne shqiperi dhimiter kote lati cela bujqesia ne shqiperi dhimiter kote lati cela

Sondazh

Poll