Aktualitet

Manastirliu vizitë në spitalin e Traumës: Si do bëhet hapja e sistemit shëndetësor

29 Prill 2020, 14:31 Nga DOSJA
Manastirliu vizitë në spitalin e Traumës: Si do bëhet hapja

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka qenë sot në spitalin e Traumës në Tiranë, aty ku janë zhvendosur të gjithë operacionet kirurgjikale. Në një postim në Facebook, Manastirliu shkruan se janë bërë mbi 500 ndërhyrje urgjente janë përballuar me sukses.

Në spitalin universitar të #Traumës, ku po bëhet një punë e jashtëzakonshme për përballimin e të gjithë operacioneve kirurgjikale urgjente gjatë kësaj periudhe të pazakontë të #COVID19. Më shumë se 500 ndërhyrje urgjente janë përballuar me sukses nga mjekët dhe i gjithë stafi i spitalit të Traumës??”, shkruan ministrja.


Gjatë inspektimit të masave të marra tek Spitali Universitar i Traumës, Manastirliu tha se do të bëhet hapje graduale e sistemit shëndetësor dhe se, kjo do të varet nga ecuria e situatës së shkaktuar nga COVID19.

Jemi duke vlerësuar me shumë kujdes të gjitha fazat e hapjes së sistemit shëndetësor që nuk do jenë dhe aq të shpejta. Pasi duhet që të garantojmë mbrojtjen e pacienteve, mbrojtjen tuaj. Puna nuk ka ndalur në spitale, por për urgjencat kirurgjikale dhe ato malinje do të vazhdojë puna me intensitet nga stafet mjekësore kudo në vend”, tha Manastirliu.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 ogerta manastirliu masat kunder covid 19 ogerta manastirliu

Sondazh

Poll