Aktualitet

Pse COVID-19 vret me shume meshkujt se femrat? Biologu Ruka tregon arsyet

29 Prill 2020, 13:42 Nga DOSJA
Pse COVID-19 vret me shume meshkujt se femrat? Biologu Ruka tregon arsyet

TIRANË– Biologu Et’hem Ruka në një reagim sot i është përgjigjur një pyetjeje e cila nuk ka marrë një përgjigje të plotë nga shkrencarët që po studiojnë COVID-19. Studimet flasim për një vdekshmëri më të lartë nga COVID-19 tek meshkujt se sa tek femrat.

Ruka në një postim në Facebook, thotë se kjo vjen për shkak se disa meshkuj preken më shumë nga hipertensioni dhe diabeti që janë edhe sëmudjet bashkëshoqëruese me rrisk më të lartë të infektuarit me COVID-19.

REAGIMI I PLOTË

Pse coronavirusi vret me shume meshkujt se femrat? Rreth 60% e te vdekurve ne Itali nga koronavirusi jane meshkuj. Kjo shifer per Spanjen perllogaritet 59%, per Gjermanine 58% dhe per New Yorkun 69%. Nje prirje e tille vihet re edhe ne vende te tjera. Shume kerkues jane munduar te japin nje shpjegim per kete sjellje te diferencuar te gjinive njerezore ndaj te njejtit patogjen. Sipas disave meshkujt vdesin me shume se preken me shume nga hipertensioni e diabeti.

Nje shpjegim tjeter mbeshtetet ne menyren e funksionimit te sistemit imunitar. Disa proteina te sistemit imunitar te angazhuara kunder viruseve sillen ne menyre te ndryshme ne dy gjinite. Ky ndryshim i detyrohet hormoneve dhe gjeneve te vecanta. Sistemi imunitar i i lindur dhe i fituar i femrave konsiderohet me i forte se ai i meshkujve. Nje nga keto ndryshime qendron ne pranine e nje proteine te vecante qe quhet receptori i tipit Roll (Roll7). Kjo proteine njeh ne menyre specifike nje proteine te virusit duke e konsideruar ate te huaj per organizmin, e ne kete menyre fillon procesi i asnjanesimit te patogjenit. Gjeni qe bart informacionin per receptorin e tipit Roll ndodhet ne kromozomet seksuale X. Meqenese femra ka dy kromozome X (XX), ndersa mashkulli vetem nje te tille (XY), le te dyshosh se femra bart dyfishin e informacionit per sintezen e receptorit te llojit Toll. I gjithe ky informacion per receptorin Roll eshte vjele nga Revista Science Immunology 2018.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet et'hem ruka masat kunder covid 19 viktimat e covid ne shqiperi et'hem ruka masat kunder covid 19 viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll