Aktualitet

Harrohet COVID-19/Artan Hoxha zbulon “biznesin” që s’e preku pandemia: U rikthye me kapacitet të plotë, Rama dhe Ahmeta

29 Prill 2020, 14:37 Nga DOSJA
Harrohet COVID-19/Artan Hoxha zbulon “biznesin” që s’e

TIRANË– Gazetari investigative Artan Hoxha ka komentuar situatën e krijuar nga krimi ditët e fundit në vendin tonë, ku janë shënuar disa vrasje dhe plagosje. Me anë të një statusi në Facebook, Hoxha shkruan se “biznesi” i krimit u rikthyer dhe ka filluar goditjen në të gjithë vendin.

Më tej, gazetari i kërkon kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Arben Ahmetaj që të mos shqetësohen për “sipërmarrësit” e këtij biznesi kanë nisur vetë punën dhe nuk do të përfitojnë nga e ashtuquajtura “paga e luftës”.

““Biznesi” i krimit, brenda 48 orësh, u kthye në “detyrë” me kapacitet të plotë, nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, nga toka në det… Me moton, “korr, godit dhe largohu pa gjurmë”, sipërmarrësit e këtij biznesi, që nuk kanë nevojë të përfitojnë nga paketa e luftës, Rama-Ahmetaj, e kanë nisur luftën vet, me efikasitet të lartë dhe pa dificite në realizimin e planit… Në këto kushte, zoti kryeministër dhe zoti minister i luftës, kujdesuni të rregulloni situatën në bizneset e tjera…”-tha Hoxha.

Ditët e fundit në vend, pas disa javëve ku shkelja më e madhe ishte thyerja e karantinës, janë rikthyer vrasjet dhe plagosjet. Gjithashtu nuk kanë munguar as akuzat për abuzim seksual ndaj të miturve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha koronavirusi ne shqiperi krimi në vend artan hoxha koronavirusi ne shqiperi krimi në vend

Sondazh

Poll