Aktualitet

‘Kishim konflikt, por u morëm vesh me njëri-tjetrin’/ Gjykata e Lezhës lë në burg Përdodën, akuzohet për vrasjen e d

29 Prill 2020, 13:48 Nga DOSJA
‘Kishim konflikt, por u morëm vesh me njëri-tjetrin’/

LEZHË– Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Aleksandër Përdodën, të dyshuarin kryesor për vrasjen e Kol Murrai dhe Preng Simonit, dy ditë më parë në fshatin Lalm të Vjetër.

Pavarësisht se Përdoda mohoi të kishte kryer krimin, gjyqtarja e çështjes Elsa Ulliri ka vendosur që të lërë në burg të dyshuarin. Gjatë seancës, e cila u zhvillua në kushte të rrepta sigurie për shkak të frikës së një hakmarrjeje të mundshme, Përdoda ka mohuar se ka kryer krimin, duke u shprehur se rapsodin e kishte mik dhe kurrë nuk do të mund të vriste pavarësisht se ai dyshohet që të ketë qënë objektivi i vrasjes.

Para trupës gjykuese, i riu tha se lajmin e kishte marrë vesh kur kishte shkuar në shtëpi nga mediat, ndërsa lidhur me konfliktin që ai kishte me Preng Simonin, deklaroi se i kishin sheshuar të gjitha debatet prej kohësh.

“Nuk kam asnjë lidhje me vrasjen, kam qënë në fshat atë dite sepse kam shtëpi dhe blegtori dhe shkoj vazhdimisht atje, në orën 10 paradite jam kthyer në Lezhë, dhe lajmin e mora vesh në televizor në orën 14 të pasdites. Nuk kisha dijeni për ngjarjen. Kam pasur konflikt me Preng Simoni 8 muaj më parë, por që e kishim zgjidhur, u morëm vesh me njëri-tjetrin. Me Murranin  kam pasur lidhje miqësore, nuk mund ta bëja atë krim”, mësohet të ketë thënë Përdoda.

Përdoda, i akuzuari krysor për ngjarjen, njihej në zonë si kultivues i lëndëve narkotike dhe kishte patur probleme pronësie edhe me banorë të tjerë të fshatit. Ndërkohë që në kërkim është shpallur dhe vëllai i tij, Edmond Përdoda, i cili dyshohet se e ka ndihmuar për të fshehur krimin.

Kol Murrani dhe Preng Simoni u ekzektuan me armë zjarri, në fshatin Lalm të Vjetër në Lezhë. Të dy janë gjetur pa jetë nga djali i Simonit, i cili ka lajmëruar edhe autoritetet. Pas vrasjes, miqtë e Murranit shprehën dhimbjen e tyre në rrjetet sociale, për vrasjen.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleksandër perdoda edmond perdoda kol murrani preng simoni vrasje në lezhë aleksandër perdoda edmond perdoda kol murrani preng simoni vrasje në lezhë

Sondazh

Poll