Aktualitet

DËSHMIA/ Plagosja e Gëzim Bicit në urën e Bunës, tregtari i peshkut tregon ARSYEN e sherrit: Armën e hodha në lumë

29 Prill 2020, 15:04 Nga DOSJA
DËSHMIA/ Plagosja e Gëzim Bicit në urën e Bunës,

SHKODËR– Zbardhet dëshmia e Hasan Isufit, të dyshuarit kryesor për plagosjen e Gëzim Bicit ditën e djeshme në urën e Bunës në qytetin e Shkodrës.(LEXO KËTU)

Gazetari Elton Qyno raporton se konflikti ka nisur nga negociatat për blerjen e një prone në Shkodër, dhe ka përfunduar me plagosjen e Bicit.

Shkak për përplasjen me armë zjarri, sipas Hasan Isufit, ka qenë dështimi i negociatave për blerjen e një pasurie të paluajtshme në qytetin e Shkodrës. Në momentin e plagosjes, Bici ka arritur të njohë Isufin dhe sapo ka shkuar policia në vendngjarje u ka treguar edhe emrin e tij. Pas arrestimit, në dëshminë e tij në Polici, Isufi ka deklaruar se armën e zjarrit e kishte hedhur në lumin Buna.

Hasan Isufi i lindur në Fier, por banues prej shumë vitesh në Shkodër është pronar i kompanisë së peshkut “Isufi Shqype” dhe ka në përdorim ishullin në lumin Buna.

Aktualisht Gëzim Bici, ndodhet i shtruar në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën pasi operacioni për nxjerrjen e plumbave nga dora dhe qafa përfundoi me sukses.  Ndërsa autori i ngjarjes Hasan Isufi, është arrestuar për akuzën e “Vrasjes me paramendim” të mbetur në tentativë dhe pritet që ditën e nesërme të dalë, para gjykatës së Shkodrës për tu njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gëzim bici hasan isufi plagosje në shkodër gëzim bici hasan isufi plagosje në shkodër

Sondazh

Poll