Bota

Vdesin 323 njerëz në 24 orët e fundit nga Covid-19, shkon 27.628 numri total i të vdekurëve në Itali

29 Prill 2020, 16:06 Nga DOSJA
Vdesin 323 njerëz në 24 orët e fundit nga Covid-19, shkon 27.628

ITALI- 323 persona kanë ndërruar jetë brenda 24 orëve në Itali, duke e çuar numrin total të viktimave në  27.628

Krahasuar me një ditë më parë sërish sot ka pasur një ulje të numrit të viktimave, sepse ditën e djeshme u shënuan 382 të vdekur ndërsa sot janë 323.

Ditën e sotme fatmirwsisht është ulur numri i të infektuarëve. Dje u rregjistruan 2.091 raste të reja, ndërsa sot janë infektuar 2.086  duke e çuar në  203.591  numrin e përgjithshëm të të sëmurëve nga Covid-19.

Një repart për Covid-19 në Milano u zbras edhe u mbyll, ndërsa të hënën në spitalin e Bergamos, qyteti më i prekur nga virusi,  dhomat e urgjencës janë boshatisur. Ndërkohë kryeministri Conte ka bërë me dije në një nga konferencat e tij të përditshme se Italia do të futet në fazën e dytë të virusit më datë 4 maj, por edhe atëherë kur vendi të rihapet qytetarët duhet të ndjekin rregullat për t’u mbrojtur nga ky virus vdekjeprurës.

Në Itali janë hapur disa dyqane si libraritë, kancelaritë dhe dyqanet me rroba për fëmijë. Ndërkohë autoritetet kanë bërë thirrje që të gjithë ata persona që rikthehen në punë, duhet t’iu përmbahen rregullave në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën e tyre nga Covid-19.

Në rang global janë shënuar deri më tani 220,324 viktima, 3,170,474 të infektuar dhe 979,212 të shëruar. Ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Virusi po bën ‘kërdinë’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi atje deri më tani janë shënuar 59,819 viktima dhe rezultojnë të infektuar 1.040.233 qytetarë. Situata paraqitet më e qetë në Kinë. Në Itali numërohen 27,682 viktima, ndërsa në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19, 24.275 qytetarë. Ndërkohë, në Francë janë shënuar 23,660 viktima.

Burimi: Corriere

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll