Bota

Nuk kishte probleme shëndetësore. Vdes 14 vjeçari në Angli, shkon në 22, 370 numri i viktimve nga Covid-19

29 Prill 2020, 14:45 Nga DOSJA
Nuk kishte probleme shëndetësore. Vdes 14 vjeçari në

ANGLI– Një fëmijë në moshën 14 –vjeçare së fundmi ka humbur jetën për shkak të koronavirusit. Sipas autoriteteve shëndetësore ai nuk vuante nga probleme të tjera shëndetësore.

Ndërkohë autoritetet vendase kanë njoftuar se më deri më tani në Angli ka pasur 10 vdekje të pacientëve me Covid-19 të moshës 0 deri në 19 vjeç.

Në Mbretërinë e Bashkuar gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 601 persona dhe numri në total i viktimave ka shkuar në 22.370.

Në rang global janë shënuar 218,024 viktima, 3,139,588 të infektuar dhe 959,628 të shëruar. Virusi po bën ‘kërdinë’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi atje deri më tani janë shënuar 59,266 dhe rezultojnë të infektuar 1,035,765 qytetarë. Situata paraqitet më e qetë në Kinë. Në Itali numërohen 27,359 viktima, ndërsa në Spanjë ka humbur betejën me COVID-19 mbi 24 mijë qytetarë. Ndërkohë, në Francë janë shënuar 23,660 viktima.

Burimi:Metro

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne angli koronavirusi ne angli

Sondazh

Poll