Bota

Britania e Madhe nuk gjen qetësi, vdesin 601 pacientë me Covid-19 në 24 orët e fundit

29 Prill 2020, 14:11 Nga DOSJA
Britania e Madhe nuk gjen qetësi, vdesin 601 pacientë me Covid-19

BRITANI E MADHE-  Brenda një dite kanë humbur jetën 601 persona në Britaninë e Madhe duke e çuar në 22.370 numrin e përgjithshëm të viktimave nga virusi.

Ky bilanc ditor për të gjithë Britaninë e Madhe vjen pasi Anglia regjistroi 445 vdekje, Skocia raportoi 83 vdekje, ndërsa 73 viktima u regjistruan në Uells. Irlanda Veriore ende nuk ka publikuar shifrat e saj.

Në bilancin e përgjithshëm prej 22.370 viktimash, mësohet se 19.740 vdekje janë vetëm në Angli, 1.415 në Skoci, 886 në Uells  dhe Irlanda Veriore ka konfirmuar 329.

Organizata Botërore e Shëndetit ka bërë thirrje që numrat e viktimat jashtë spitaleve të publikohen çdo ditë, ndërsa ekspertët paralajmëruan se nuk mund të thonë që kulmi i virusit është arritur ende.

Sipas shifrave të përjavshme të publikuara dje nga Zyra e Statistikave Kombëtare, më shumë se 6.500 vdekje nga koronavirusi kanë ndodhur në Angli dhe Uells, por jashtë spitaleve.

Ndërsa numri i të infektuarëve nga virusi që prej fillimit të shpërthimit ka shkuar në 161.145 deri më tani në të gjithë territorin e Britanisë.

Burimi: Metro 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në britaninë e madhe koronavirusi në britaninë e madhe

Sondazh

Poll