Bota

“Jetuan të izoluar pa takuar nipërit dhe mbesat.” Zvicra thotë se fëmijët e vegjël mund t’i përqafojnë gjyshërit

29 Prill 2020, 15:21 Nga DOSJA
“Jetuan të izoluar pa takuar nipërit dhe mbesat.” Zvicra

ZVICËR– Ky lajm vjen pas më shumë 2-3 muajsh sepse deri më tani të moshuarit duhet të qëndronin në shtëpi  të tjera jo në të njëjtat banesa me nipërit e mbesat.

Shefi i sëmundjeve infektive të Ministrinë e Shëndetësisë Daniel Koç tha se shkencëtarët kishin arritur në përfundimin se fëmijët e vegjël nuk e transmetojnë virusin. Megjithatë ai tha se takime të tilla duhet të jenë të shkurtra jo për një koëh të gjatë.

Kujtojmë që Zvicra është një ndër vendet evropiane që ka nisur të lehtësojë masat bllokimit që u morën në kuadër të luftës kundër Covid-19.

Këtë javë atje janë hapur parukeritë, disa dyqane,  shkollat dhe si edhe shumë dyqane me veshje.

“Fëmijët e vegjël nuk janë të infektuar dhe nuk e transmetojnë virusin.  Ata thjesht nuk kanë receptorët për të kapur sëmundjen.”- u shpreh ai.

Sipas Dr.Kok shumë gjyshër jetojnë për të parë nipërit dhe mbesat e tyre dhe se kjo ishte e rëndësishme për shëndetin e tyre mendor, duke shtuar më tej se nuk ishin fëmijët ata që përbënin rrezik për të afërmit e moshuar, por prindërit e tyre.

Ky sugjerim i ri i ekspertëve në Zvicër vlen për fëmijët e vegjël të cilët nuk kanë shfaqur shenja të sëmundjes, por theksohet se fëmijët më të rritur duhet që të mbajnë ende distancë me gjyshërit.

Megjithatë ky studim është kundërshtuar nga ekspertë të tjerë të cilët thonë se nëse fëmijët infektohen nga virusi “mund ta përhapin apo jo atë”,  mbetet ende një rast pa përfundime të sakta. Pra nuk është e vërtetuar në gjithë botën se fëmijët nuk infektojnë të rriturit apo të moshuarit.

Kurse, në Britaninë e Madhe, ky rregull për distancën e fëmijëve nga të moshuarit mbetet ende në fuqi.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll