Pamje të rënda! Nga trupi i krokodilit nxirret trupi i peshkatarit. Autoritetet vendase: Vrasja e zvarranikut do dënohet, ish
29 Prill 2020, 15:20Nga DOSJA
INDONEZI– Një ngjarje befasuese ka ndodhur në Indonezi ku një trup peshkatari është gjetur brenda një krokodili. Mësohet se krokodili vrau dhe hëngri peshkatarin pranë pranë lumit Lakar ku më pas është gjurmuar nga vendasit, të cilët e kanë vrarë dhe nga barku i tij kanë nxjerrë peshkatarin.
Ata e vranë krokodilin 4.5 metra të gjatë teksa po kërkonin për peshkatarin që ishte zhdukur. Banorët vendas kanë bërë me dije se dy ditë më parë viktima në moshën 55 vjeçare po peshkonte në bregun e lumit kur u kap dhe u mbyt nga krokodili i ujit të kripur, në rajonin e Siak.
Dyshimet se viktima ishte gëllditur nga një krokodil erdhën pasi banorët gjetën pjesë të trupit të tij pranë lumit. Më vonë ata kanë gjetur krokodilin ku dhe e kanë vrarë. Ndërkohë pamje të tmerrshme shihen tëksa banorët kontrollojnë barkun e krokodilit për gjurmë të mikut të tyre.
Mirëpo vrasja e krokodilit është dënuar nga autoritet vendase. Heru Sutmantoro, kreu i agjencisë së ruajtjes së botës së egër të provincës Riau tha se vdekja e peshkatarit ishte tragjike por dënoi vrasjen e krokodilit si një specie e mbrojtur. Ai shtoi se vendasit ishin paralajmëruar të mos peshkonin pranë deltës së lumit apo në kënetat pranë saj.
GREQI– Greqia është prekur nga koronavirusi prej më shumë se një muaji por mesa duket po e “lufton” Covid-19 dhe po përgatitet për sezonin tursitik.Prej më shum...
GJERMANI– Deri më tani Gjermania ka treguar se është shteti me stafin më të madh dhe kapacitetet e mjaftueshme nëpër spitale për t’i bërë ballë virusit , por me...
KORE E VERIUT- Ditën e sotme mediat e huaja kanë bërë me dije se propozimet e dërguara drejtuesit të Koresë së Veriut për miratimin dhe nënshkrimin e tij nuk ja...
BRITANI E MADHE- Brenda një dite kanë humbur jetën 601 persona në Britaninë e Madhe duke e çuar në 22.370 numrin e përgjithshëm të viktimave nga virusi....
ITALI– Mjekët në Italinë e veriut kanë raportuar raste të shumta të fëmijëve me simptoma të ngjashme me sëmundjen Kawasaki – e cila shkakton inflamacion të enëv...
TIRANË– Ardhja në jetë e djalët të kryeministrit britanik Boris Johnson është pritur me një hare të madhe edhe në rrjetet sociale. Teksa Johnson dhe partne...
BRITANI E MADHE- Kryeminstri britanik Boris Johnson ka vendosur ta marrë më vonë lejen e lindjes, për shkak të koronavirusit në vend. Kreu i qeverisë ka vendosu...
MAQEDONI E VERIUT- Koronavirusi ka prekur edhe shumë lider e politikanë nëmbarë botën, por shumica prej tyre kanë mundur t’i bëjnë ballë kësja lufte të egër me...
GJERMANI– Kur dhe si do të hapen kufijtë për qarkullimin e udhëtarëve këtë nuk mund ta thotë kush me përgjegjësi tani, thotë sekretari i shtetit në Minist...