Bota

Rriten sërish rastet e reja në Gjermani, Qeveria mund të rivendosë masat shtrënguese

29 Prill 2020, 14:44 Nga DOSJA
Rriten sërish rastet e reja në Gjermani, Qeveria mund të

GJERMANI– Deri më tani Gjermania ka treguar se është shteti me stafin më të madh dhe kapacitetet e mjaftueshme nëpër spitale për t’i bërë ballë virusit , por megjithatë sërish ditë pas dite janë parë raste të reja dhe një numër konsiderueshëm vdekjesh.

Sipas mediave të huaja është mësuar se ditët e fundit Gjermania  ka shënuar një rritje të ndjeshme të rasteve të reja.

Për këtë shkak Qeverisë gjermane  mund t’i duhet që të rivendosë masat shtrënguese sepse numri i të infektuarve u rrit në momentin nisi plani për lehtësimin e masave. Shkalla e përhapjes së virusit është rritur sërish  hënën në 1.0, që do të thotë çdo pacient është duke infektuar mesatarisht një person tjetër.

Kjo rritje, që më parë kishte rënë në 0.7, po monitorohet me kujdes në Gjermani ku zyrtarët thonë se duhet të qëndrojë nën 1 në mënyrë që të rikthehet jeta normale.

Ditën e djeshme shkalla e përhapjes ra sërish në 0.9, por politikanë duke përfshirë edhe ministrin e Ekonomisë së Angela Merkel-it kanë paralajmëruar vendosje të një izolimi të dytë nëse kthehet një valë e dytë infeksionesh.

Kujtojmë që Kancelarja gjermane Angela Merkel u ka kërkuar 16 rajoneve të Gjermanisë që të mos nxitojnë me lirimin e masave pasi disa dyqane u lejuan të rihapeshin prej javën e kaluar. E mesa duket lehtësimi imasave ka rritur sërish numrin e rasteve të reja.

Deri më tani, Gjermania numëron 160,059 të infektuar dhe 6,314 viktima nga koronavirusi që prej fillimit të shpërthimit të virusit.

Në rang global janë shënuar 218,024 viktima, 3,139,588 të infektuar dhe 959,628 të shëruar. Virusi po bën ‘kërdinë’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi atje deri më tani janë shënuar 59,266 dhe rezultojnë të infektuar 1,035,765 qytetarë. Situata paraqitet më e qetë në Kinë. Në Itali numërohen 27,359 viktima, ndërsa në Spanjë ka humbur betejën me COVID-19 mbi 24 mijë qytetarë. Ndërkohë, në Francë janë shënuar 23,660 viktima.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne gjermani koronavirusi ne gjermani

Sondazh

Poll