Bota

“Turistët janë të mirëpritur në Greqi” Ministri grek optimist: Pushuesit do të ndihen të sigurtë në vendin tonë

29 Prill 2020, 15:04 Nga DOSJA
“Turistët janë të mirëpritur në Greqi”

GREQI– Greqia është prekur nga koronavirusi prej më shumë se një muaji por mesa duket po e “lufton” Covid-19 dhe po përgatitet për sezonin tursitik.

Prej më shumë se një jave përfaqësuesit e hoteleve dhe agjensive turistike në Greqi në bashkëpunim me autorietet vendase deklaruan se sezoni tursitik do të vijojë, por çdo turist duhet të paraqitet me “pasaportën e shëndetësisë”, pra testin e Covid-19, që pushuesit duhet t’i bëjnë në shtetet e tyre para se të shkojnë në Greqi.

Ndërsa ditën e sotme Ministri grek i Turizimit,  Harry Theocharis  ka thënë se Greqia është e gatshme të mirëpresë tursitët.

 “Turistët do të jenë të mirëpritur ta vizitojnë Greqinë këtë verë, por rregullat e distancës sociale do të mbeten në fuqi për t’i mbajtur njerëzit të sigurt nga koronavirusi.   Greqia ka mirëpritur turistët për më shumë se 50 vite dhe ne duam të vazhdojmë të tregojmë mikpritjen për të cilën jemi njohur shumë. Turistët duhet të ndjehen të sigurt në Greqi, pasi vendi do të marrë masa paraprake të rrepta.”– tha ministri grek i turizmit, Harry Theocharis.

Pra në këtë mënyrë ministri grek u ka bërë thirrje pushuesve të huaj që të  mos frikësohen nga koronavirusi, sepse Greqia do të marrë masat e nevojshme që ata të ndihen të sigurt pavarësisht pandemisë.

“Sigurisht që do të marrim masa paraprake përsa i përket kërkesave para udhëtimit, por edhe vetë udhëtimit, mënyrës së qëndrimit. Do të zbatohen rregullat e distancës sociale. Ka shumë gjasa që ne do të kemi disa kërkesa para udhëtimit.”- tha Theocharis.

Burimi: ekriti.gr 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni harry theocharis koronavirusi në greqi harry theocharis koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll