Aktualitet

‘Vatrat’ e koronavirusit në Tiranë/ 7 raste të reja në Tufinë dhe Zall-Bastar, të prekur qytetarë e staf mjek

29 Prill 2020, 13:11 Nga DOSJA
‘Vatrat’ e koronavirusit në Tiranë/ 7 raste të reja

TIRANËDosja.al ka mësuar disa prej zonave në kryeqytet, të cilat kanë shënuar të infektuar me pandeminë e koronavirusit. Mësohet se disa ditë më parë nga zonat e Tufinës dhe Zall-Bastarit kanë rezultuar pozitivë 7 raste të reja, të cilëve u janë marrë mostrat nga Instituti i Shëndetit Publik.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të infektuarit janë qytetarë dhe staf mjekësor, të cilat pasi kanë shfaqur simptomat e para janë testuar dhe kanë rezultuar pozitivë. Megjithatë ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore. Deri më tani autoritetet shëndetësore por edhe mjekë të cilët punojnë në spitalin Infektiv kanë bërë me dije se disa zona në kryeqytet janë më të prekura se të tjerat, por nuk kanë pranuar që të tregojnë se cilat janë. 

Ndërkohë numri total i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 766, pasi gjatë orëve të fundit janë konfirmuar me COVID edhe 16 persona të tjerë. Harta është zgjeruar me 9 raste në Tiranë, 5 raste në Krujë, 1 raste në Shkodër dhe 1 rast në Berat. Ndërsa,  numri i të shëruarve ka shkuar në  455 dhe kanë humbur jetën 30 persona.  Nga 281 pacientët aktivë me COVID19 në vendin tonë vetëm 10 % po trajtohen në dy spitalet COVID.

(f.g.k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll