Aktualitet

Vrasja e vëllezërve Haxhia, daja: Ishin të varfër, kanë ecur gjithë jetën me punë të pastra, mos flisni më shumë seç

29 Prill 2020, 12:57 Nga DOSJA
Vrasja e vëllezërve Haxhia, daja: Ishin të varfër, kanë

DURRËS– Nikollë Preçi, daja i vëllezërve Haxhia që u ekzekutuan në atetnatin mafioz të para dy ditëve, është shprehur se nipat e tij jetonin në një lagje periferike, dhe ishin të varfër.

Në një prononcim për Balkanweb, Preçi mësohet se është shprehur se familja e nipave të tij nuk kanë pasur asnjë konflikt dhe se janë punuar gjithë jetën me punë të pastra. Preçi flet me dhimbje, por edhe i indinjuar mbi komentet mediatike që janë bërë për ta, ndërsa thekson se po flasin me shumë se ç’dinë.

Duam vetëm që të zbardhet e vërteta mbi këtë vrasje. kjo familje, si shumë të tjera, ka qenë e varfër dhe jetonte në një lagje periferike, por vetëm duke punuar me punë të pastra, ngritën gjithçka. familja nuk ka asnjë konflikt dhe nuk kam dijeni se për çfarë motivesh ka ndodhur krimi i dyfishtë,”- mësohet të ketë daja i vëllezërve.

Dosja.al mëson se hetimet po drejtohen në Bari, aty ku edhe para një muaji, u kap një sasi prej 20 kg kokainë dhe heroinë, në një kamion të modifikuar.  Ndërkohë, burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije për Dosja.al se prokuroria ka kërkuar që të ‘zbërthehen’ të dy aparatet celularë që përdornin dy viktimat.

Besmir dhe Viktor Haxhia, të dy vëllezër të moshave 35 dhe 37 vjeç janë ekzekutuar me 55 plumba dy ditë më parë, në një atentat mafioz. Dy vëllezërit, me origjinë nga Puka dhe banues në lagjen nr.15 në Spitallë, po udhëtonin në një automjet të llojit “Golf 6” me targa AA716ZZ, që drejtohej nga Besmir Haxhia, në momentin që janë ekzekutuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besmir haxhia viktor haxhia vrasje ne durres vrasje ne nishtulle besmir haxhia viktor haxhia vrasje ne durres vrasje ne nishtulle

Sondazh

Poll