Aktualitet

Pranohet dorëheqja e Fatmira Hajdarit, në krye të çështjes së Bashës caktohet Shpresa Becaj

29 Prill 2020, 12:49 Nga DOSJA
Pranohet dorëheqja e Fatmira Hajdarit, në krye të

TIRANË– Gjyqtarja Fatmira Hajdari nuk është më në krye të çështjes së Lulzim Bashës. Mësohet se ditën e sotme është pranuar dorëheqja e Hajdarit, gjashtë ditë pasi e dha atë. Tashmë, me shortin e radhës, relatore e çështjes është Shpresa Becaj, ndërsa pjesë e trupit gjykues Alaudin Malaj dhe Shkëlqim Mustafa. Më datë 23 prill Fatmira Hajdari dha dorëheqjen.

Nuk kam lidhje familjare por për të mos pasur paragjykime largohem nga cështja, pasi Lulzim Basha ka qenë në shtëpinë time për përkujtimin e bashkëshortit (Azem Hajdarit),”- u shpreh ajo.

Fatmira Hajdari, e ëma e deputetes Rudina Hajdari u caktua si gjyqtarja e çështjes në Gjykatën e Apelit për kryedemokratin Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të Partisë Demokratike, Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin. Të tre akuzohen për “falsifikim të formularëve”, dosje të cilën Gjykata e Tiranës e pushoi për mungesë provash.

Më 13 janar , gjyqtari Lazer Sallaku vendosi  të pushojë çështjen, duke rrëzuar kërkesën e Prokurorisë. Por organi i akuzës  më 27 janar apeloi vendimin dhe është prokurori Kol Hysenaj ai që është shprehur kundër vendimit pasi ka theksuar se ekziston fakti penal për të të akuzuarit në këtë çështje.

Historia e Lobimit

Hetimet për lobimin e bërë nga PD nisën pas ardhjes së dy letërporosive nga SHBA dhe Skocia, ku PD pretendohet se ka paguar 525 mijë dollarë tek kompania Stotington Strategies, ndërsa kompania Biniatta Trade 150 mijë dollar. Më 14 nëntor të 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë pagesat e bëra nga PD, të cilat nuk janë deklaruar në raportin financiar që është depozituar në KQZ në zgjedhjet e vitit 2017. Partia Socialiste, ndërkohë e ka akuzuar PD dhe kryetarin Lulzim Basha se janë të lidhur me rusët, pasi, kompania Biniatta Trade, është pjesë e një zinxhiri kompanish që janë të regjistruara në Belizë, një vend i njohur si parajsë fiskale. Gjithashtu, kjo kompani ka si pronarë dy shtetas rusë, Evgeny Sheremetyev dhe Kostantin Ferulev, që sipas hulumtimit të “Mother Jones” zotërojnë 75 për qind të aksioneve të “Biniatta Trade”.

(F.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatmira hajdari lulzim basha shpresa becaj fatmira hajdari lulzim basha shpresa becaj

Sondazh

Poll