Aktualitet

Flet babai i vëllezërve Haxhia: Djemtë e mi e ndërtuan biznesin me kredi, kam lënë shtëpinë peng, ju lutem mos na rëndo

29 Prill 2020, 12:31 Nga DOSJA
Flet babai i vëllezërve Haxhia: Djemtë e mi e ndërtuan

DURRËS– Babai i dy vëllezërve, Besmir dhe Viktor Haxhia që mbetën të vdekur në atentatin mafioz të dy ditëve më parë, kërkon që policia të zbardhë ngjarjen e rëndë.

Në një prononcim për “Balkanweb”, ai mësohet se ka thënë se dy Kol Haxhia është shprehur se djemtë e tij merreshin me bizes, paratë për të cilin i kishn marrë me kredi.

“Kanë marrë disa kredi për bizneset e tyre, dhe një shumë prej 40.000 eurosh, të cilën i duhet ta shlyej sepse kemi lënë shtëpinë peng. Dua që të zbardhet e vërteta dhe mediat të mos na shqetësojnë e rëndojnë më shumë në gjendjen që po kalon familja me variantet e dyshimta që sjellin,”- ka thënë ai.

Dosja.al mëson se hetimet po drejtohen në Bari, aty ku edhe para një muaji, u kap një sasi prej 20 kg kokainë dhe heroinë, në një kamion të modifikuar.  Ndërkohë, burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije për Dosja.al se prokuroria ka kërkuar që të ‘zbërthehen’ të dy aparatet celularë që përdornin dy viktimat.

Besmir dhe Viktor Haxhia, të dy vëllezër të moshave 35 dhe 37 vjeç janë ekzekutuar me 55 plumba dy ditë më parë, në një atentat mafioz. Dy vëllezërit, me origjinë nga Puka dhe banues në lagjen nr.15 në Spitallë, po udhëtonin në një automjet të llojit “Golf 6” me targa AA716ZZ, që drejtohej nga Besmir Haxhia, në momentin që janë ekzekutuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besmir haxhia viktor haxhia vrasje ne durres vrasje ne nishtulle besmir haxhia viktor haxhia vrasje ne durres vrasje ne nishtulle

Sondazh

Poll