Aktualitet

“Tentoi të më përqafonte, hapi çantën dhe…”, rrëfehet shitësja që punonte në dyqanin e të arrestuarit për ngacm

29 Prill 2020, 12:24 Nga DOSJA
“Tentoi të më përqafonte, hapi çantën

TIRANË– Shitësja që punonte në dyqanin e të arrestuarit, ditën e sotme për ‘ngacmim seksual’ është shprehur se pronari i saj kishte tentuar ta përqafonte. Sipas Top-Channel, një 33-vjeçari nga Kukësi, i identifikuar si Edmond Qenani, i është afruar shitëses disa herë për ta përqafuar.

Ai u kallëzua pas denoncimit të administratorit të kompanisë pasi punonjëset ishin shqetësuar nga i riu përgjatë javës së fundit. Njëra nga të pyeturat nga policia S. L me detyrë shitëse, tha se i dyshuari që ajo nuk e njihte prekte sendet në dyqan pa dorashka dhe pastaj ka tentuar ta përqafojë.

“Prekte sendet në dyqan pa dorashka dhe pastaj tentoi të më përqafojë,”- thotë ajo.

Ndërkohë eprorja e shitëses B. K., tregon se i ka kërkuar të panjohurit të ruante distancën, por ai ka bërë sikur do hapte çantën duke shtuar “se kishte desinfektant”. Ky veprim është përsëritur disa ditë ndaj shitëses dhe në këto kushte, stafi ka kërkuar ndihmën e policisë që e ka arrestuar Qenanin për ngacmim seksual.

Qenani i prangos ditën e sotme. Ai kishte një dyqan në “Rrugën e Kavajës”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edmond qenani edmond qenani

Sondazh

Poll