Aktualitet

Bashkimi i institucioneve, Artan Lame emërohet në krye të Kadastrës

26 Mars 2019, 16:20 Nga DOSJA
Bashkimi i institucioneve, Artan Lame emërohet në krye të

TIRANË- Artan Lame është larguar nga detyra që mbante, si Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t. Burime bëjnë me dije se Artan Lame është emëruar me urdhër të Kryeministrit Edi Rama në krye të Agjencisë shtetërore të Kadastrës. Ky institucion do të jetë bashkimi i dy institucioneve të mëparshme, si ALUIZNI dhe Hipoteka.

Shkarkimi i tij nga drejtor i ALUIZNI-t është bërë nga kryeministri Edi Rama një ditë më parë.

Në këtë vendim thuhet:

VENDIM Nr. 155, datë 25.3.2019

PËR LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AGJENCISË SË LEGALIZIMIT, URBANIZIMIT DHE INTEGRIMIT TË ZONAVE/NDËRTIMEVE INFORMALE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, dhe të pikës të 6, të vendimit nr. 289, datë 17.5.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI)”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave 

VENDOSI:

 Z. Artan Lame, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe
Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI), lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI
Edi Rama

Çfarë është Kadastra?

Ligji i miratuar pak muaj më parë, shkrin disa agjenci duke i bashkuar në një. Kështu, Agjencia e Legalizimeve, ajo e Kompensimit të ish-Pronarëve dhe ajo e Hipotekave do të shkrihen për t’u bashkuar nën çatinë e një institucioni, Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, institucion që do të jetë në varësi direkte të Kryeministrit.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të ketë Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë dhe drejtori e zyra varësie në nivel vendor, teksa organizimi dhe numri i strukturave të varësisë përcaktohen nga Kryeministri me propozim të Këshillit Drejtues.

Organet drejtuese të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës janë Këshilli Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm, i cili është njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit Drejtues. Këshilli Drejtues do të ketë gjithsej 7 anëtarë, një prej të cilëve është Drejtori i Përgjithshëm.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aluizni artan lame drejtor i kadastrës kadastra aluizni artan lame drejtor i kadastrës kadastra

Sondazh

Poll