Aktualitet

Presidenca publikon emrat e 13 kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, lista i shkon KED për shqyrtim

26 Mars 2019, 16:01 Nga DOSJA
Presidenca publikon emrat e 13 kandidatëve për Gjykatën

TIRANË– Presidenca ka shpallur ditën e sotme listën e 13 kandidatëve për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Në njoftimin zyrtar, Presidenca njofton se aplikantët do t’i dërgohen Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për t’iu nënshtruar procesit të verifikimit sipas procedurave ligjore.

NJOFTIMI I PLOTË:

Institucioni i Presidentit të Republikës, njofton se:

Pas përfundimit të afatit të aplikimit për “Vendin vakant” gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e plotë kjo që krijohet më datë 25.05.2019, e shpallur me Dekretin nr. 11133, datë 04.03.2019, të Presidentit të Republikës, rezulton se kanë aplikuar shtetasit e mëposhtëm:

1. Z. Alban Brati
2. Znj. Arta Vorpsi
3. Z. Avni Shehu
4. Znj. Elsa Toska
5. Znj. Fiona Papajorgji
6. Z. Ilir Mustafaj
7. Znj. Irena Reso
8. Znj. Kestrin Katro
9. Z. Klodian Rado
10. Z. Kostandin Kazanxhi
11. Znj. Marsida Xhaferllari
12. Znj. Mimoza Qinami
13. Znj. Valbona Bala (Pajo)

Lista me aplikantët e mësipërm, së bashku me dokumentacionin e dorëzuar, përcillen menjëherë pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për verifikim dhe vlerësim sipas ligjit.

Procesi për plotësimin e vendit vakant në Kushtetuese nisi më 4 mars pasi gjyqtarja Altina Xhoxhajt u shkarkua nga Vettingut.

Ndërkohë që kujtojmë se Gjykata Kushtetuese aktualisht është jashtë funksionit, pasi të gjithë anëtarët me përjashtim të Vitore Tushës janë shkarkuar nga detyra nga Vettingu.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aplikantet per gjykaten kushtetuese ked presidenca aplikantet per gjykaten kushtetuese ked presidenca

Sondazh

Poll