Aktualitet

Zbardhet atentati në Shkodër, pranga autorit me dy emra që qëlloi me armë drejt Gëzim Biçit, sherri nisi për një gurore

29 Prill 2020, 11:39 Nga DOSJA
Zbardhet atentati në Shkodër, pranga autorit me dy emra që

SHKODËR– Hasan Isufi, i njohur edhe si Bardh Isufi është vënë në pranga si autor i tentativës për vrasje, që ndodhi një natë më parë në Shkodër.

Mësohet se 69-vjeçari, me dy emra, është pikërisht personi që tentoi të vristë Gëzim Bicin, të cilin e qëlloi me armë zjarri, pasditen e djeshme pranë Urës së Bunës në Shkodër. Sipas policisë autori është me precedent penal të mëparshëm penalë.

Vetë Bici ka deklaruar se e ka qëlluar Bardh Isufi, duke hutuar për një moment autoritetet, që kishin prangosur Hasan Isufin, por pas verifikimeve është vërtetuar se bëhej fjalë për të njëjtin person. 

Shkak për përplasjen me armë zjarri, sipas Hasan Isufit, ka qenë dështimi i negociatave për blerjen e një pasurie të paluajtshme në qytetin e Shkodrës.

Në momentin e plagosjes, Bici ka arritur të njohë Isufin dhe sapo ka shkuar policia në vendngjarje u ka treguar edhe emrin e tij. Pas arrestimit, në dëshminë e tij në Polici, Isufi ka deklaruar se armën e zjarrit e kishte hedhur në lumin Buna.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bardh isufi gëzim bici hasan isufi plagosje në shkodër shkodë bardh isufi gëzim bici hasan isufi plagosje në shkodër shkodë

Sondazh

Poll